Andrzej Dycha viziton Tiranën
MINISTRI I ENERGJISЁ DHE INDUSTRISЁ Z.DAMIAN GJIKNURI PRITI SOT NЁ NJЁ TAKIM ZV.SEKRETARIN E SHTETIT PЁR EKONOMINЁ TЁ POLONISЁ, Z. ANDRZEJ DYCHA, I CILI GJITHASHTU ЁSHTЁ EDHE PJESЁ E DELEGACIONIT ZYRTAR PЁR NEGOCIMIN E MARRЁVESHJES SЁ BASHKЁPUNIMIT POLONI – SHQIPЁRI.
Ministri Gjiknuri bёri njё ekspoze tё detajuar tё situatёs energjitike nё Shqipёri, progresin e projektit TAP dhe Master Planin e gazifikimit tё vendit. Z.Gjiknuri u ndal edhe tek situata financiare e sektorit tё Shpёrndarjes dhe masave tё marra pёr zvogёlimin e humbjeve dhe rritjen e arkёtimeve.
Gjatё takimit u shpreh interesi reciprok, pёr bashkёpunime konkrete nё investimet nё teknologjinё e minierave nё Shqipёri, infrastrukturёn e gazit.
Z. Dycha njohu ministrin Gjiknuri dhe me zhvillimet aktuale nё Poloni, specifikisht nё fushёn e diversifikimit tё gazit, depozitimit tё gazit natyror tё lёngёzuar, miniera e qymyrit, interkonjeksioni elektro-energjitik etj.
Z.Gjiknuri dhe Z.Dycha shkёmbyen edhe opinione mbi zhvillimet rajonale dhe globale, politikat e Bashkimit Evropian nё sektorin e energjisё dhe bashkёpunimi nё kёto fusha.
energjia.al 15.07.2014