Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH, përmirësohet situata hidrike

Kushtet hidrike të javëve të fundit kanë favorizuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare që të ruajë një nivel të mirë të kaskadës së Drinit. Të dhënat e fundit tregojnë se liqeni i Hidrocentralit të Fierzës është në nivelin 294 metra, ndërkohë që niveli maksimal i lejuar për këtë liqen është 296 metra. Edhe Hidrocentrali i Komanit ka qenë në nivelin 174.2 metra, kur kuota maksimale e lejuar për këtë periudhë është 175 metra. I fundit në radhë është liqeni i Hidrocentralit të Vaut të Dejës, ku niveli shënon 74 metra dhe kuota maksimale e lejuar është 76 metra. Prodhimi kryesor në hidrocentrale është bërë nga Fierza dhe Vau i Dejës, ndërkohë që prurjet nga ana tjetër kanë qenë në nivele modeste. Në Fierzë prurjet ishin në nivelin 92 m3/s, në Koman 215 m3/s, nga të cilat 45 anësore, dhe në Vaun e Dejës 208 m3/ s, nga të cilat 1 m3/s anësore. Aktualisht KESH po prodhon nga hidrocentralet një pjesë të energjisë që konsumohet në vend, ndërkohë që pjesa tjetër importohet sipas marrëveshjeve të nënshkruara. Kjo bëhet për të ruajtur rezervën hidrike, duke qenë se aktualisht jemi në mes të verës. Situata duket se ka ardhur në përmirësim gjatë muajve të fundit, po të kemi parasysh që nivelet e hidrocentraleve në kaskadën më të madhe në vend në fillim të vitit ishin në nivele alarmante si rezultat edhe i mungesës së theksuar të reshjeve.

Gazeta Panorama, 13.07.2014