Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reuters: Shqipëria pret të mbyllë konfliktin me CEZ

Shqipëria pret që së shpejti të zgjidhë një mosmarrëveshje me shërbimin çek të CEZ ne lidhje me humbjen e energjisë së distributorit të tij në mënyrë që ajo të vijojë të procedojë me investimet prej 200 milion dollarësh në sektorin e energjisë elektrike të tij, tha të enjten ministri i energjisë, Damian Gjiknuri, shkruan Benet Koleka për Reuters.

Banka Botërore dhe donatorë të tjerë janë të gatshëm të mbështesin sektorin e energjisë elektrike të Shqipërisë me një financim deri në 200 milionë dollar që i sigurojnë qeverisë të zgjidhë mosmarrëveshjen e saj, që zgjat tashmë prej 18-muajsh, me CEZ.

Shqipëria i hoqi njësisë vendore të CEZ licencën dhe e vendosi atë nën kontrollin e një administratori në janar të vitit 2013. Kjo ndërmarrje pasoi mosmarrëveshjen mbi importet dhe çmimet dhe nxiti CEZ ta çojë vendin ballkanik në gjykatë.

Së pari, ne shpresojmë ti japim fund shumë shpejt këtij konflikti të hapur me kompaninë çeke rreth CEZ për ta vënë në duart e shtetit shqiptar shpërndarjen e energjisë dhe për ta ndihmuar kompaninë të bëhet tregtare, ‘ tha Gjiknuri për investitorët e naftës.

‘Mbi 200 milion dollar nga donatorë, duke përfshirë 150 milion dollarë nga Banka Botërore, pritet të investohen, kryesisht në (energjinë elektrike) sektorin e shpërndarjes. Ne presim një zgjidhje të shpejtë të konfliktit me CEZ në mënyrë që të mund të investojmë në sektor, ‘shtoi ai.

Një burim i qeverisë shqiptare tha se qeveria pret një zgjidhje ‘për çështje javësh’ dhe që paratë e donatorëve do të përdoren të riparojnë rrjetin, e jo për t’i paguar CEZ ndonjë dëmtim të mundshëm.

Një nga vendet më të varfra të Evropës, Shqipëria nuk mendon të paguajë kompensimet e ekzagjeruara të cilat do të dëmtonin sektorin e saj të energjisë, financat shtetërore të saj si dhe do të dëmtonin imazhin e saj me investitorët e huaj.

Gjiknuri e përshkroi shitjen e 76 për qind të monopolit të shpërndarjes së energjisë ndaj CEZ në vitin 2008 për 102 milionë euro (138.87 milion dollar) si një privatizim të dështuar që ka krijuar një ‘boshllëk’ të madh financiar për qeverinë.

“Pa investime, ky sektor nuk mund të përparojë dhe do të jetë një ‘hemorragji’ e vazhdueshme për buxhetin e shtetit, ‘shtoi ai.

Direkt pasi qeveria Socialiste erdhi në pushtet në shtator të vitit të kaluar, Gjiknuri tha se Shqipëria kërkoi të zgjidhte konfliktin me CEZ në mënyrë miqësore, por bisedimet deri më tani nuk kanë rezultuar në asnjë marrëveshje.

Revista Monitor, 13.06.2014