Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Replika e Gjiknurit në Kuvend me Berishën

Replika e Ministrit Gjiknuri në Kuvend pas fjalës së deputetit Berisha:

“Nëse ka një gjë për të cilën ti duhet ta mbyllësh gojën, për atë dëm që i shkaktove shqiptarëve dhe fatkeqësisht vazhdon të mbahet peng është pikërisht çështja e CEZ-it. E para, për mënyrën se si e privatizove. E dyta, për atë skemë që bëre bashkë me ata, për të përdorur policinë, në mënyrë që kushtet tona në arbitrazh të jenë të vështira. E treta, për mosveprim 8 muaj dhe ai avokati që përmende të ka çuar edhe një letër që është bërë edhe publike, ku i thotë avokates tënde të shtetit që në 8 muaj nuk keni bërë asgjë, duke dëmtuar interesat e Shqipërisë dhe duke çuar humbjen deri në 1 miliard dollarë. Së fundi, ai sektor është në pikën e fundit për shkak të mos investimeve dhe ne duam të gjejmë një zgjidhje me interes, vetëm për ti hapur rrugë atyre investimeve. Sepse shpronësimin nuk e bëre ti dhe nuk është çështje e kollajshme vetëm se do ti. Por, fatkeqësisht ti je si Neroni, ti di të shikosh vetëm djegie. Ti e zhyte atë sektor në krizë, e çove CEZ-in në atë pikë dhe vazhdon prapë, do që ai sektor të mbahet peng dhe ti je fajtori kryesor. Megjithatë, i sigurojmë shqiptarët se çdo zgjidhje do të jetë në favor të interesave kombëtarë dhe mbi të gjitha do të hapë rrugën e mbi 200 milion dollarë investimeve që priten në atë sektor”.

energjia.al 12.06.2014