Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Kosova Petrol”: Posedojmë leje

Kompania “Kosova Petrol” njofton opinionin publik se më shumë se 14 vite posedon lejen për administrim dhe menaxhim të pikave të karburantit të ish ndermarrjeve Jugopetrol dhe Beopetrol dhe këtij i është njohur e drejta e investimit në to. “Pasi që AKP-ja në komunikatë përmend një “ligj” dhe citon një nen, konkretisht – nenin 5.1 dhe pasi që nuk e citon as ligjin e as nenin 5.1 si duhet, për opinionin publik “Kosova Petrol”-i sjell tekstin integral të nenit 5 të Ligjit 03/L-067 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i cili thotë, si vijon:

“Pra, sipas paragrafit 2. Te nenit 5 të Ligjit 03/L-067 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit del qartazi se Agjencia ndaj “Kosova Petrol-“it nuk ka asnjë ingerencë, sepse “Kosova Petrol-“i ka lejen për administrim dhe menaxhim të pikave të karburantit (aseteve në fjalë) nga Misioni i Kombeve të Bashkuara që nga janari i vitit 2000”.

“Kosova Petrol”-i veçmas thekson se AKP-ja asnjëherë deri tani, me asnjë shkresë, për asgjë – nuk e ka njoftuar njoftuar kompaninë e tyre. “Si është e mundshme që ne ti kemi borxh AKP-së 2 milion euro, perderisa nuk kemi pasur asnjë raport kontraktual. Përkundrazi, disa organizata buxhetore të shtetit na kanë miliona euro borxh e të cilat janë në proces të epilogut gjyqsor”. “Prandaj, “Kosova Petrol”-i shtron pyetjen se si ky grup individësh, të papërgjegjshëm ndaj ligjit, të mos e respektojnë ligjin per investime si dhe të mos trajtojnë asetet në të cilat janë investuar mjete në vlerë disa milioneshe, të cilat tani janë objekte moderne, në të cilat janë të punësuar qindra punëtorë dhe të cilat tani e gati 15 vite i kanë kontribuar dhe i kontribojnë qindra miliona euro buxhetit te Republikës së Kosovës!”. “Sa u përket aseteve në fjalë, mjeteve dhe objekteve përcjellëse dhe vendeve të punës, pronar ekskluziv është vetëm “Kosova Petrol”-i. Dhe, e drejta e administrimit dhe e menaxhimit të këtyre aseteve “Kosova Petrol”-it mbi baza ligjore nuk mund t´i mohohet nga askush duke u injoruar dhe duke mos u respektuar të mirat materiale, të cilat ndërkohë “Kosova Petrol”-i i ka krijuar brenda këtyre aseteve. Pikërisht, për këto arsye, kundër Agjencisë Kosovare të Privatizimit, para Dhomës së Posaçme, “Kosova Petrol”-i ka ngritur proces gjyqësor dhe ka kërkuar që kjo Dhomë të zhvleftësojë procedurën e hapur të ofertimit të aseteve për qiradhënie përmes një tenderi të hapur dhe konkurues”, thuhet në reagimin e kësaj kompanie.

Kosova Sot, 04.06.2014