Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Korçë, faturon shtëpinë e pabanuar

Një faturist pranë CEZ-Shpërndarje, mendohet se ka faturuar një vlerë prej 32 032 lekë të reja, vetëm për muajin Mars të këtij viti, në një shtëpi në të cilën prej vitesh nuk ka banuar njeri.

Mësohet se shtëpia që u faturua nga shtetasi I.H 40 vjec, banues në fshatin Vreshtas, Korçë është në pronësi të bashkëfshatarit të tij, 72 vjecarit M.L, ish faturist i energjisë elektrike në këtë zonë. Sipas faturës së prerë nga faturisti i energjisë për një muaj është harxhuar 2 100 kw.

Që prej ditës së djeshme ka filluar procedimi në gjendje të lirë për 40-vjeçarin, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” sipas nenit 248 të Kodit Penal. Materialet e mbledhura i kanë kaluar Prokurorise së Rrethit Korcë, e cila pritet të marrë vendimin për këtë çështje.

Shqiptarja.com 28.05.2014