Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Elbasan, problemi i faturave të CEZ

CEZ në Elbasan, prej disa muajsh ka kthyer faturat aforfe ndaj qytetarëve dhe shumë bizneseve. Nuk ka ditë që qytetarët e Elbasanit, të mos ankohen me librezën dhe faturën e energjisë në dorë në sportelet e kësaj ndërmarrje, për abuzimin e bërë me anë faturash të mbushura me kilovat të paharxhuara. Nuk ka ditë që bizneset të mos ankohen për rritjen e vlerave të faturave, nuk ka ditë që ndaj CEZ të mos bëhen padi në Prokurori . Prej vitesh, faturat aforfe, janë kthyer në “mollë sherri”, mes qytetarit, drejtuesve dhe faturistëve të CEZ. Ata vijnë tek sportelet dhe kërkojnë të drejtën e tyre, kërkojnë se përse kjo faturë me vlerë kaq të madhe, përse nuk korrespondon me sahatin e vulosur, përse faturistët vijnë në lagje dhe mbushin faturat në kafene kur nuk gjejnë qytetarin në shtëpi? Këto janë disa prej pyetjeve që ngrenë qytetarët e Elbasanit, e qytetit që ka mbi 20 mijë të papunë, e qytetit ku mijëra familje të tjera jetojnë me ndihmë ekonomike. Duke u kthyer tek problemi energjisë elektrike dhe abuzimit që i bëhet asaj me anë faturash, “Telegraf” ka konstatuar se, “abuzimi me energjinë apo parave të qytetarëve ka vite që realizohet përmes një skeme zinxhir, duke patur si shkak mungesën e kontrollit dhe hetimeve nga organet kompetente. Edhe në periudhën kur ishin specialistët çekë, ata nuk kanë marrë parasysh ankimet dhe problemet e lindura në Elbasan, duke mbuluar shkeljet ligjore. Asnjëherë edhe Prokuroria nuk e ka marrë seriozisht problemin e abuzimit me faturat e qytetarit. Shpesh qytetarët pushtojnë zyrat e kësaj ndërmarrje, duke kërkuar të drejtat e tyre. Qytetarët dhe mjaft biznese, akuzojnë CEZ Shpërndarje për mashtrim me faturimet e energjisë dhe kërkon ndërhyrjen e organeve kompetente të shtetit. Qytetari kërkon të dijë të vërtetën e faturës tij aforfe, e cila mbushet me urdhër nga lart, qytetari kërkon të dijë se, përse drejtuesit e CEZ në Elbasan, nuk bëjnë transparente investimet në rrjetin energjetik. Qytetarët e Elbasanit, kanë të drejtën morale e ligjore të kenë një përgjigje nga drejtuesit e CEZ-it.

Gazeta Telegraf, 11.05.2014