Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vendim i ENTSO-E në lidhje me OST

Në mbledhjen e datës 9 Prill 2014 Grupi Rajonal për Europën Kontinentale i ENTSO–E (Organizata Europiane e Operatorëve të Sistemeve të Transmetimit) mori vendimin për operimin permanent në mënyrë sinkrone të sistemit Shqiptar me sistemin e Europës Kontinentale.

Në vijim të këtij vendimi në datën 24 Prill 2014 Grupi Rajonal i Europës Juglindore Kontinentale i ENTSO–E mori të njëjtin vendim për operimin permanent në mënyrë sinkrone të sistemit Shqiptar me sistemin e Europës Kontinentale.

Këto vedime të marra nga ENTSO–E janë shumë të rëndësishme në rrugën e pranimit të OST sh.a. si anëtare me të drejta të plota të ENTSO–E. OST sh.a. ftohet për nënshkrimin e marrëveshjes afatgjatë me ENTSO–E brenda qershorit 2014.

energjia.al 09.05.2014