Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Incident në nënstacionin elektrik të Peshkopisë

Një punonjës i Nënstacionit elektrik të Peshkopisë ka rrezikuar seriozisht jetën mëngjesin e sotëm. Mësohet se 55-vjeçari Haxhi Lleshi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Peshkopisë, nga ku bëhet me dije se 55-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e këtij qyteti ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet.

Balkan Web, 06.05.2014