Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reshjet përmirësojnë situatën hidrike

Reshjet që kanë përfshirë vendin këto ditë kanë përmirësuar situatën hidrike në kaskadën e Drinit. Burime nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare thonë se që prej fillimit të muajt prill,niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës, më i madhi në vend për prodhimin e energjisë, është rritur me 7 metra duke arritur në 282 metra nga 275 metra që ka qenë niveli në fillim të këtij muaj.

Rritja e menjëhereshme e nivelit ka ndryshuar pritshmërinë për këtë vit, pasi parashikohej thatësirë. Për këtë qeveria kishte gati planin për të marrë një borxh të ri prej 100 milionë eurosh nga Banka Botërore për të blerë energji gjatë stinës së verës.

Aktualisht, Fierza është 3 metra poshtë nivelit opitimal të 285 metrave. Ky nivel pritet të arrihet gjatë javës që vjen pasi rreshjet parashikohet të vijojnë deri në fund të këtij muaji.

Për të rritur rezervat e ujit, Koorporta Elektroenergjetike Shqiptare ka fikur 4 turbinat e hidrocentralit të Fierzës, duke e zëvendësuar energjinë që prodhohej nga ky hidrocentral me atë të importit. Për këtë muaj KESH ka blerë 85 megavat orë energji me vlerë 4.3 milionë euro.

Tv Klan, 27.04.2014