Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Liçensat në sektorin e naftës

Brenda një muaji Ministria e Energjisë dhe Industrisë do të revokojë një nga lejet koncesionare në sektorin e nxjerrjes së hidrokarbureve.

Kjo masë vjen për shkak se, kompania “Sherwood” nuk ka zbatuar asnjë nga kushtet kontraktuale të lidhura me qeverinë shqiptare. Zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, shprehet për RTV SCAN se, nga monitorimet në terren, kompania rezulton pasive në çdo detyrim kontraktual dhe vetëm mbajtëse e licencës.

Bejtja thotë gjithashtu se, ndryshimet që po kryhen në rregulloren e funksionimit të sektorit hidrokarbur janë diskutuar edhe me koncesionarët. Propozimet e tyre do të përfshihen në draftin e ri para se ai të miratohet.

Në vendin tonë janë tre kompani koncesionare që shfrytëzojnë burimet e naftës në vend. Dy prej tyre rezultojnë operative, ndërsa kompania “Sherwood” është thjesht mbajtëse e licencës për zhvillimin e këtij aktiviteti në fushën e Patos-Marinzës. Kjo është kompania e dytë, pas kompanisë Petromanas, për të cilën qeveria do të marrë masa për bllokimin e aktivitetit dhe lejeve shoqëruese.

Scan TV, 25.04.2014