Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndryshimet në ligjin e tregtimit të naftës e gazit

Në kuadër të iniciativës për ndryshimin e ligjit nr.8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, në ambientet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë u zhvillua një takim konsultativ me përfaqësuesit e Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure si dhe aktorë të tjerë të sektorit.

Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të shoqërive anonime: z. Gazmend Shalsi/Pia, z. Arbër Osmani dhe z. Fation Veizaj/ Armo Sh.A., z. Taulant Musabelliu dhe z. Arian Korini/ Tpd Sh.A., z. Friden Kuqi dhe z. Elgerti Bixha/Europetrol Durrës Sh.A., z. Paulin Gega/ Gennklaudis Sh.A., z. Artan Çaçi/ Dua Gaz Sh.A., z. Piro Bare/ Av-Gas Sh.A., Zj. Misela Dervishi/ Everest Oil Sh.A., z. Ilmir Abazi/ Kastrati dhe Green Fuel Sh.A., z. Bardhyl Milaqi/ Royal –Gaz Sh.A.

Nisma u prezantua nga zv.Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Ilir Bejtja i cili u ndal konkretisht në masat e reja që propozohet të ndërmerren në raport me kuadrin ligjor ekzistues.

Ndryshimet kryesore lidhen me përcaktimin e rregullave të qarta; operatoret të trajtohen ne mënyrë jo diskriminuese; reflektohen eksperiencat dhe problemet e hasura.

Risitë kane të bëjnë me: përfshirjen e përkufizimeve-rafineri, impiante përpunimi, falsifikimi. Impianti është futur nisur nga situata jo normale. Do behet i mundur rregullimi ligjor i impianteve. Është përfshirë termi “konsumatorët e mëdhenj” , persona juridike që konsumojnë jo me pak se 50 m3 në muaj. Përcaktohet kush ia shet kujt. “Impiantet e përpunimit”, rivendosen licencat për këto impiante, ndahet rafineria nga impianti i përpunimit.

Impianti nuk do të përdorë për përpunim nafte bruto. Me VKM do të përcaktohen kriteret per këto lloj lejesh. Është parashikuar një periudhe tranzitore 3 muaj për shoqëritë që operojnë aktualisht, per te aplikuar per tu pajisur me leje, pasi të kenë dale VKM përkatëse. Leja do jepet nga ministri përgjegjës për hidrokarburet. “Shoqëritë e tregtimit me shumice” janë të detyruara të garantojnë furnizimin normal. Të furnizojnë me nafte bruto rafineritë, pasi të kenë licencën përkatëse, me nënprodukte impiantet e përpunimit, shpk.

“Shoqëritë e tregtimit me pakice”, i hiqet përcaktimi për dhënien e autorizimit/licencës per organet vendore apo qendrore dhe Këshilli i Ministrave do përcaktojë kriteret, procedurat dhe organet kompetentë shtetërorë për dhënie licence. “Praktikat falsifikuese”, përfshihet si rast i ri i kundra vajtjeve administrative. “Aktualizim i penaliteteve”, gjobat do t’i përshtaten kushteve aktuale. Inspektorati Shtetëror Përgjegjës ka të drejte edhe të vendosi bllokimin e përkohshëm deri ne 90 dite dhe të propozoje pranë ministrisë përgjegjëse të hidrokarbureve për fillimin e procedurave të heqjes së licencës. Janë vendosur penalitete të reja. “Publikimi i emrave të abuzuesve”, pas vendosjes se penaliteteve dhe ankimimit, Inspektorati Shtetëror Përgjegjës, mund të publikojë informacionin.

Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e Shoqatës Hidrokarbure u shprehën dakord për licencimin e impiantëve të përpunimit dhe kërkuan që të rriten akoma më shumë kapacitetet minimale për licencimin e shoqërive anonime. Ata insistuan në forcimin e kontrollit në licencimin e shoqërive anonime ndërsa mbështetën edhe nismën për publikimin e emrave të abuzuesve në cilësinë e naftës së tregtuar.

energjia.al 22.04.2014