Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ukrainë, negociohet ulja e çmimit të gazit

Pas vendimit të “Gazprom” për të rritur me 40% gazin rus, ministri i Energjisë Juri Prodan dhe zyrtarë ukrainas të Naftogaz po qëndrojnë në Moskë për të diskutuar rreth një marrëveshje të mundshme për çmimin e gazit. Ky është takimi i parë i ministrit të ri, Juri Prodan me krerët e “Gazprom”, që pas ngrirjes së marrëdhënieve me aneksimin e Krimesë. Kievi zyrtar kërkon më shumë kohë për të shlyer borxhin ndaj “Gazprom”-it.

Paratë priten të sigurohen nga ndihmat financiare të Brukselit dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fillim të kësaj jave, shefi i “Gazprom” njoftoi se Ukraina ka 1.7 miliardë dollarë të pashlyera dhe sipas marrëveshjes së dhjetorit, çmimi rritet me më shumë se 100 dollarë për 1 mijë metër kub, nëse borxhet nuk paguhen.

Ndërkohë në Kiev, autoritetet ukrainase kanë arrestuar 12 pjesëtarët e njësive speciale, këta të fundit akuzohen se kanë vrarë më shumë se 100 tubues gjatë demonstratave, ku kërkohej largimi i Janukoviç. Ndërkohë, sa i takon fakteve që dispononte ministri i Jashtëm i Estonisë gjatë bisedës telefonike me Kethrinë Eshton, lidhur me faktin se snajperistët mund t’i përkisnin protestuesve ekstremistë, nuk ka asnjë provë që e vërteton një gjë të tillë.

Vizion Plus, 03.04.2014