Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Importuesit kosovarë të naftës akuzojnë MTI

Pagesa në kufi u kushton bizneseve me qindra mijëra euro. Kërkohet heqja e trupës inspektuese.

“Kjo është plaçkë, këtë punë e kryen edhe Dogana e Kosovës, pa kosto për biznesin, kurse ‘Saybolt pan Adriatika’ për të njëjtën punë merr nga 59 euro”, ka thënë kreu i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Kompania kroate “Saybolt pan Adriatika”, vazhdon t’u marrë naftëtarëve, për çdo cisternë që hynë në Kosovë, 59 euro për leximin e dokumenteve të konformitetit. Kjo i është mundësuar nga vetë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, me nxjerrjen e udhëzimeve administrative. Ajo çka është shqetësuese për përfaqësuesit e bizneseve që merren me shitje dhe import të naftës, është se të njëjtën punë e bën edhe Dogana e Kosovës, e cila për çdo hyrje i kontrollon dokumentet. Trupa inspektuese e akredituar nga MTI-ja, “Saybold pan Adriatika” , nuk merr mostra për të bërë analiza të naftës, por veç i lexon ato dhe për atë duhet bizneset të paguajnë. Përfaqësuesit e biznesit të naftës thonë se akreditimi i kompanisë “Saybolt pan Adriatika” është një krim i organizuar. Në anën tjetër, zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e arsyetojnë akreditimin e këtyre trupave inspektues duke thënë se kjo bëhet konform udhëzimeve administrative. Latif Kryeziu, pronar i kompanisë “Al Petrol”, ka thënë se kjo çfarë ndodh tek ne, që vetëm për leximin e dokumenteve të paguhen 59 euro, nuk ndodh askund në botë.

Kosova Press, 03.04.2014