Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Përmirësohet situata në HEC-et e Drinit

Situata hidrike në hidrocentralet e lumit Drin është përmirësuar gjatë ditëve të fundit për shkak të reshjeve të shumta në vend.

Megjithatë, prodhimi i energjisë vazhdon të jetë i ulët pasi thatësira e tejzgjatur e stinës së Dimrit që sapo lamë pas ka bërë që të ulet ndjeshëm niveli i ujit në këto hidrocentrale. Sipas të dhënave nga KESH, niveli në liqenin e Fierzës arrin në 274.4 metra dhe prurjen në 114 metër kub ujë në sekondë.

Niveli në liqenin e Komanit arrin në 171.7 metra dhe prurjet anësore në 209 metër kub ujë në sekondë, ndërsa në liqenin e Vaut të Dejës niveli arrin në 73.7 metra dhe prurjet anësore në 251 metër kub.

Fierza është 20 metra poshtë kuotës maksimale të lejuar dhe ky është një tregues i situatës së vështirë energjetike me të cilën pritet të përballet vendi me rritjen e mëtejshme të temperaturave. Konsumi i energjisë elektrike arrin në 21 milionë kilovatorë, ku 19 milionë po gjenerohen nga KESH, ndërsa pjesa tjetër po sigurohet nga importi.

Scan TV, 27.03.2014