Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

A kane kuptim digat e stermedha?

Nje raport i ri i shkencetareve ne Universitetin e Oksfordit argumenton se digat e medha jane nje investim shume i rrezikshem – me buxhete qe rriten shume pertej parashikimeve, zhytjen e ekonomive ne zhvillim ne borxhe te paperballueshme dhe me perfitime qe jane te dyshimta. A kane kuptim me te vertete keto lloj investimesh?

Mjafton t’i hedhesh nje sy majes se diges Hoover, nje mur i larte sa 60 kate per te pesuar dridherima ne shtyllen kurrizore. Ndertuar me aq shume beton sa do te mjaftonte per te shtruar nje autostrade nga Nju Jorku ne San Francisko – barriera e stermadhe eshte simbol i zoterimit te njeriut mbi natyren dhe nje mrekulli e inxhinierise se shekullit te njezete. Diga besohet se ka ndihmuar ekonomine amerikane te rikthehet te rritja pas Depresionit te Madh, duke kontrolluar lumin e Kolorados, te prirur nga permbytjet dhe duke krijuar energji te lire elektrike per shtetet e thata te jugperendimit. Ajo qe eshte edhe me shume mrekulli, diga Hoover, u perfundua dy vjet para afatit dhe me nje kosto prej 15 milione dollaresh me te ulet se sa vleresimi fillestar.

Por per kritiket e digave te medha, Hoover eshte nje anormalitet. Kerkuesit e Oksfordit analizuan 245 diga te medha me lartesi me te madhe se 15 metra te ndertuara mes viteve 1934 dhe 2007. Ata zbuluan se digat kane tejkaluar mesatarisht me 96 per qind buxhetet e tyre fillestare – ku diga Itaipu e Brazilit pati tejkalim ne masen 240 per qind – dhe kane kerkuar mesatarisht 8.2 vjet per t’u ndertuar.

Ne shumicen derrmuese te rasteve, thote ata, megadigat nuk jane me leverdi ekonomike. Por pas dy dekadash pushimi, digat e medha po trumbetohen edhe nje here si bilete lotarie per mireqenie. Vende te ndryshme nga Kina ne Brazil ne Pakistan dhe Etiopi po nxitojne t’i ngrene keto diga.

Me konsumin boteror te energjise elektrike ne rritje te vazhdueshme, (pritet te rritet me 56 per qind mes viteve 2010 dhe 2040), hidroenergjia eshte shume joshese.

Me shume se 90 per qind e energjise se rinovueshme te botes vjen nga digat, sipas Komisionit Nderkombetar per Digat e Medha. Endi Hjuxhes (Andy Hughes) nga Shoqeria Britanike per Digat tregon Laosin dhe Vietnamin si shembujt me te mire te vendeve qe ndertojne diga per energji elektrike. “Ata po ndertojne diga, po gjenerojne energji elektrike dhe po eksportojne energji drejt vendeve te tjera, pra eshte shume fitimprurese per to”, thote ai.

Por Bent Flivbjerg, kryekerkuesi per studimin e Universitetit te Oksfordit per digat, thote se digat “nuk jane neutrale ndaj gazit karbonit, dhe ato nuk jane neutrale ndaj gazit qe krijon efektin sere”. Sasi te medha betoni te kerkuar per ndertimin e tyre lene pas nje gjurme te stermadhe CO2, thote ai.

Per me teper, vegjetacioni i permbytur poshte rezervuareve prodhon metan, nje gaz me efekt sere afersisht 20 here me i fuqishem se sa dioksidi i karbonit. Per me teper, argumenti i tij nuk eshte kunder digave ne pergjithesi, por kunder digave te stermedha ne vecanti.

“Ne nuk e pranojme se po diskutojme mundesite mes hidroenergjise nga digat e medha dhe karburanteve fosile. Ne na pelqen qe diskutimi te perqendrohet mbi digat e medha kundrejt energjise elektrike nga projektet hidrike me te vogla”, thote ai.

Te tjere, te tille si Oeter Bosshard, nga grupi aktivist mjedisor International Rivers, thone se ndryshimet klimatike kercenojne ndryshimin e sjelljes se motit ne menyre te paparashikueshme.

“Nese perdor burime energjie me mase te ekzagjeruar nga digat e medha, ndermerr nje rrezik te madh pasi nuk e di se si do te jene karakteristikat e reshjeve ne te ardhmen”, thote ai. Kostoja e perbindeshave eshte fokusi kryesor i studimit te Oksfordit.

Flivbjerg thote se ai pret qe cmimi prej 14.4 miliarde dollaresh i shpallur si kostoja e projektit Belo Monte ne Brazil te rritet ne 27.4 miliarde dollare, duke tejkaluar te gjitha perfitimet e mundshme dhe duke e zhytur vendin ne nje mal me borxhe.

Se paku ekonomia e Brazilit eshte e shendoshe. Por per shume ekonomi ne zhvillim, digat masive sjellin katastrofe, thote Flivbjerg. Disa vende marrin kredi te medha – shpesh ne monedhe te huaj, gje qe i ben ato te demtueshme nga luhatjet e kursit te kembimit – dhe kur digat nuk japin perfitimet e premtuara, keto vende marrin nje goditje te rende.

“Eshte si nje dem ne nje dyqan kinez – keto projekte jane teper te medha dhe kerkojne rreziqe te shumta qe duhet te ndermerren nga ekonomite me te thyeshme ne planet”, thote ai. Edhe pasi projekti i diges tejkalon kostot e parashikuara, qeverite refuzojne te heqin dore prej tij.

“Nje dige eshte ne realitet nje aset i pavlere deri ne piken qe nuk eshte perfunduar se ndertuari. Edhe nese eshte 99 per qind e ndertuar, ti nuk mund ta perdoresh”, thote Flivbjerg.

Por Endi Huxhes thote se digat kane edhe shume perfitime. Sipas tij, kritiket duhet t’i shtrojne vetes keto pyetje: “E si mundet qe njerezit te gjenerojne energji elektrike, si mundet t’u japin njerezve uje te pijshem, si mundet te vaditen fermat, si mundet te trajtohen ujerat e zeza?”.

Digat krijojne edhe shume punesim. Projekti i diges hidroelektrike Belo Monte, parashikohet te krijoje rreth 20 mije vende pune. Ai thote se digat mund te luajne role te rendesishme ne pakesimin e ndryshimeve klimatike. Ne kohe te thate, rezervuaret sigurojne uje te pijshem dhe uje per vaditje. Gjate periudhave te lageshta, digat e ndertuara jane kyce per mbrojtjen nga permbytjet.Ne fakt, ai parashikon nje faze te re zhvillimore ne ndertimin e digave pas permbytjeve te fundit te renda ne Britanine e Madhe.

Xhulia Xhones (Julia Jones), nje hidrologe ne Universitetin Shteteror te Oregonit thote se kjo pajtohet me studimet e saj per digat ne basenin e Lumit Kolumbia ne Veriperendimin e zones se Paqesorit.

“Ka pasur nje rritje neto te disponueshmerise se ujit gjate periudhave te thata dhe mbrojtje te vendeve te uleta gjate kohes se permbytjeve, gje qe eshte ekzaktesisht arsyeja e ndertimit te digave”, shpjegon ajo.

“Kjo sugjeron se ka qendrueshmeri dhe se keto projekte mbartin kapacitetin e nevojshem per te trajtuar ndryshimet klimatike ne te ardhmen”.

Por shume gjera varen nga fakti se sa i madh do te jete ndryshimi klimatik, veren ajo. Perfitimi i vertete nga digat varet shume nga perspektiva e atij qe i analizon.

“E gjitha varet nga kush eshte ne tavoline,- thote ajo. Ka pasur shume debate per nje gjysme shekulli apo me shume mbi kontekstin me te gjere ne te cilat ndertohen keto projekte – pra, ceshtjet se kush humbet nga jeta e vet, kush perfiton nga ndertimi i diges si dhe kostot e perfitimet mjedisore”. Per Hjuxhes, debati eshte me shume qe je i mallkuar nese e ben dhe i mallkuar nese nuk e ben.

“Mendimi im eshte se digat nuk mund te fitojne kurre. Nese ne ndertojme nje dige, ne marrim kritika, por sapo diga ndertohet, njerezit thote, ‘per cfare qe gjithe ai sherr? A nuk eshte shume e bukur te ecesh perqark liqenit per piknik?’ Dhe nese perpiqesh te shkaterrosh nje dige, atehere kritikohesh per demtimin e nje mjedisi te bukur”.

BCC, 17.03.2014