Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hec “Ashta” në 2013, prodhimi u rrit me 11%

Hidrocentrali më i madh koncensionar i vënë në punë në Shqipëri, përmbylli vitin e parë të operimit me një prodhim prej 267 GWh energji elektrike në Shqipëri ose 11% më shumë sesa parashikimi mesatar . Ky prodhim u ndihmua edhe nga furnizimi i mirë me ujë nga lumi Drin. Periudha e testimit përfundoi në fund të muajit mars 2013, çka mundësoi furnizimin e rregullt të KESH-it. Investimi që llogarit vlerën 200 milionë euro përfundoi brendfa periudhës së parashikuar, 3 vjeçare. Drejtuesit e këtij projekti të madh megjithatë thonë se viti 2014 do të jetë një vit më i vështirë për prodhimin, i cili parashikohet të ndjekë një tendencë në rënie për shkak se parashikohet të jetë më i thatë. Megjithatë ata sigurojnë se furnizimi me energji elektrike do të jetë i plotë dhe nuk od të ketë ndërprerje. Hec Ashta është i vetmi hidrocentral në Shqipëri që ka ndërtuar një sistem modern të migrimit të peshqve, i cili iu lejon atyre të notojnë në detin Adriatik deri në rezervuarin e Spatharës. Gjithashtu “Energji Ashta” po punon me shkollat e rajonit rreth projektit për rritjen e ndërgjegjësimit të banorëve për mbrojtjen e mjedisit dhe ndikimin e tij në mirëqenien e tyre. Hidrocentrali i Ashtës, pas periudhës 35 vjeçare të operimit do t’i kalojë në pronësi falas shtetit shqiptar.

Revista Monitor, 13.03.2014