Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Protestat për ndërtimin e HEC-eve

Protesta në Zerqan

Për të katërtën herë banorët e mbi 4 fshatrave Valikardhe, Zerqan, Sopot, Strikçan, në komunën e Zerqanit, protestojnë kundër ndërtimit të një hidrocentrali në Valikardhe.

Shkak i protestave eshte bere devijimi i ujrave ne zonen e Liqenit te Zi, shpallur “Park Kombetar”. Kjo qe sipas banoreve demton jo vetem vlerat turistike te kesaj zone, por le pa uje vadites per me shume se 2000 hektare toke, si dhe shteron ujin e pijshem per te pakten tre nga keto fshatra si, Zerqan, Valikardhe dhe Sopot.

Banoret akuzojne kryekomunarin se ka demtuar interesat e banoreve te zones ne lidhje me projektin e ndertimit te hidrocentralit.

Banoret thone se do pershjkallezojne protesten nese nuk merret parasysh kerkesa e tyre, nderkohe qe pak dite me pare me ta jane takuar perfaqesues te ministries se mjedisit qe kane degjuar pretendimet e banoreve.

Top Channel, 03.03.2014

Protestë edhe në Mollas

Banorët e Qafë Molles në Mirditë kanë protestuar serish diten e sotme per mosnjohjen e prones së tyre, duke qelluar me gure mjetet e firmes turke, te cilet kishin rinisur punen per ndertimin e hidrocentralit në këtë zonë.

Kthimi i mjetëve në kantier ka irrituar banorët, të cilet kanë nderhyre për të kthyer mjetet serish mbrapsht.

Në zonë kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilet kanë nderhyre për të normalizuar situaten, por nuk kanë mundur që të lejojnë vazhdimin e punimeve, pasi banoret janë përleshur dhunshem edhe me uniformat blu.

Më pas banoret që pretendojne pronësine e 800 hektareve tokë kanë bërë bllokadë në hyrje të kantierit dhe mjetet dhe punetorët janë kthyer pas.

Protestuesit kanë bërë të qartë se nuk do të lejojne asnjë punim pa një marrëveshje mes firmes turke që po ndërton hidrocentralin dhë banorëve të zones. Ndërkaq ata kanë apeluar Kryeministrin Rama ta shohë me prioritet këtë çështje.

Punimet në hidrocentralin e Qafë Molles janë ndërprerë prej disa ditesh, pasi banoret e kësaj zonë nuk lejojnë punëtorët dhë makineritë që të hyjnë në kantier.

Megjithëse është kerkuar vazhdimisht një takim mes protestuesve dhë perfaqsuesve të firmes turke, diçka e tillë nuk është realizuar ende, duke bërë që banoret të rikthehen me protesta të dhunshme.

Ora News, 03.03.2014