Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Parlament, debate të forta mbi sistemin energjitik

Projektvendimi ”Për emërimin e Kryetarit të Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë(ERE)” shkaktoi përplasje të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës për administrimin e sektorit energjetik në vend.

PD akuzon se qeveria po kërkon të rrisë çmimin e energjisë, pasi do të ketë ndikim negativ tek shqiptarët. Nga ana tjetër ministrat e qeverisë Rama por edhe deputetët e PS-së akuzojnë Berishën se ka penguar linjën e interkonjeksionit me Kosovën, dhe se në qeverinë e kaluar se është fajtore për gjëndjen në të cilën ndodhet sot sistemi energjetik.

“Ne na kërkoni të zbatojmë kontratat tuaja korruptive. KESH ka akumuluar një borxh dramatik dhe është kompani me humbje si dhe CEZ. Nëse duhet të kërkohet përgjegësi, duhet të kërkohet përgjegjësi penale për ty.”- tha Braçe.

GJIKNURI: OPOZITA SHPIF NUK PO FLASIM PER RRITJE CMIMI TE ENERGJISE

Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri tha se nuk opozita shfip pasi nuk është kërkuar rritja e çmimit të energjisë.

“Seanca po degradon në shpifje. Asnjë fjalë e jona nuk përmendi rritjen e çmimit të energjisë. Ne treguam se kush është realiteti. Nuk po flasim për rritje të çmimit. Qeveria do të ndjekë të gjithë rrugët dhe nuk do të prekë faturën e qytetarit. Qytetari shqiptar ka çmim të rregulluar.”

BRACE, BERISHES: MBAN PERGJEGJESI PENALE PER PRIVATIZIMIN E CEZ

“Thelbin e seancës e banalizoni. Një pyetje kam unë nëse Berisha mban përgjegjësi pë privatizimin e CEZ? Ky është privatizim politik klientelist. Ne na kërkoni të zbatojmë kontratat tuaja korruptive. KESH ka akumuluar një borxh dramatik dhe është kompani me humbje si dhe CEZ. Nëse duhet të kërkohet përgjegësi, duhet të kërkohet përgjegjësi penale për ty. Cfarë të shqetëson tek skema e grabitjes së tatimeve? A mban përgjegjësi për grabitjen e thesarit të shtetit në këtë mënyrë. Një këshillë kam nese i akuzon ministrat jepi fakte ke 4 muaj që flet për korrupsion ndërkohë që ata ende nuk kanë marrë një vendim. Nuk jep një fakt. Thuaji këtu ose coji në prokurori.”

BERISHA REPLIKON:

E gjithe kjo që po ndodh sot ne parlament ka vetëm qellim: rritjen me çdo kusht çmimin e energjisë. Kjo po ndodh ,sepse duan të favorizojnë klientelën dhe nuk mendojnë për qytetarët. Kjo qeveri nuk mendon për qytetarët. Per korrupsionin gjithmonë kam folur me fakte. Ndërtimet pa leje janë aferë e pastër korrupsioni.

AHMETAJ: BERISHA LA TRASHEGIM NJE SISTEM ENERGJETIK TE FALIMENTUAR

Në reagimin e tij, ministri Ahemtaj akuzoi maxhorancën e djeshme se la trashëgim një sistem energjetik të falimentuar. “Tre kompanitë kryesore, OST, KESH dhe CEZ-Shpërndarje ishin të zhytura në borxhe dhe akoma vazhdojnë të jenë një ngarkesë e drejtpërdrejtë në buxhetin e familjeve shqiptare dhe një pengesë për zhvillimin ekonomik”, tha ai.

“Dua t’i kujtoj opozitës se çmimi i energjisë u dyfishua në mandatin tuaj, e cila është në kurrizin e familjeve shqiptare. Sa për informacion janë 150 milion euro humbje vit për vit. E morët sistemin me 33 % humbje dhe e çuat nivelin e humbjeve në 58% . Shqiptarët duhet ta dinë se në mandatin tuaj Fierza punonte dhe shkonte dëm vit për vit. Këtë i bëtë sistemit energjetik shqiptar”, iu drejtua ministri Ahmetaj deputetëve të opozitës.

Duke u ndalur tek borxhet ndaj privatëve, Ahmetaj tha se më 23 qershor ndaj kompanive që prodhojnë energji borxhet llogariteshin në 490 milion dollarë dhe ato mund të konsiderohen të falimentuara, megjithëse prodhojnë me eficencë. Për shkak të keqmenazhimit e keni sjellë KESH-n këtu mbi 7 herë, që buxheti të bëhet garant dhe t’i japë para. Për të funksionuar sollët një flamur privatizimi të dështuar. CEZ Shpërndarje rezultoi humbja e drejtpdrejtë në ekonominë shqiptare për shkak të keqmenazhimit dhe korrupsionit”, theksoi Ahmetaj

“I them qytetarëve se qeveria po lufton përditë për të dalë nga kjo situatë ku e la kjo opozitë. Kjo është një betejë e vazhdueshme e tejet e vështirë, pasi privatizimi dështoi për shkak të keqmenazhimit. Ajo minisuperfuqia energjetike e trumbetuar është katandisur në një sektor të falimentuar, ndërkohë që jemi vendi i dytë në Europë për kapacitete ujore. Nëse opozita e sotme do të bënte gjënë e duhur për sistemin ishte menazhimi me përgjegjësi dhe jo duke rritur dyfish çmimet”, tha Ahmetaj.

Shqiptarja.com, 06.02.2014