Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Intervista e plotë e Gjiknurit në News 24

Konflikti me kompaninë CEZ shpërndarje pritet të zgjidhet deri në verë. Deklarata u bë nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri gjatë intervistës në emisionin “Të Bësh Ekonomi” të gazetares Aurora Sulçe. Ministri dha përgjigje për problemet kryesore të sektorit të energjisë dhe masat që do të marrë qeveria. Ai deklaroi se Shqipëria nuk do të ketë më probleme me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe se do të importojë energji nëse lind nevoja për ta bërë një gjë të tillë. Gjiknuri u shpreh se po përgatitet paketa ligjore të për ashpërsuar dënimet për vjedhjet e energjisë. Në rishikim janë edhe kontratat koncesionare.

Si është aktualisht situata? Do të kemi drita?

Ky është vërtet shqetësim. Nganjëherë njerëzit e lidhin problemin energjetik me faktin ka apo nuk ka drita. Energjia elektrike nuk do të mungojë. Qeveria i ka marrë masat. Nëse do lindë nevoja për importim energjie qeveria do e mbështesë edhe duke harxhuar para nga buxheti. Ky mall duhet të vetë financohej dhe jo të prekej buxheti i shtetit. Problemi është tek humbjet dhe vjedhjet. Problemi kryesor është krijuar nga shpërndarja. Fatkeqësisht privatizimi që u cilësua i suksesshëm qëlloi privatizimi më i dështuar. Kompania çeke nuk i mbajti detyrimet e saj. Qeveria nuk i parandaloi gjërat. Autoritetet publike ndërhynë për të shmangur katastrofën. CEZ-i i detyrohet KESH-it mbi 400 milionë dollarë. Por shifrat e fundit janë inkurajuese. Kemi një arkëtim më të mirë për muajin janar fal sensibilitetit, lëvizjeve në terren dhe masave që po merr qeveria.

Në periudhën që CEZ-i ka kaluar në administrim shtetëror ka përmirësim?

Jemi në situatën që e kanë lënë çekët kompaninë. Vjedhjet kanë shkuar në 50% kjo i atribuohet keq administrimit. Nuk kemi administrim të mirëfilltë shtetëror. Aksionet mbeten të çekëve. Qeveria shqiptare e ka vënë prioritet gjetjen e një zgjidhje me çështjen e CEZ. Ne jemi në arbitrazh. Duam të gjejmë një zgjidhje që nuk ka implikime me buxhetin e shtetit. Ose do bëjmë shpronësimin final të kompanisë ose do vendosim negociata me palën çeke.

Janë akumuluar borxhe të mëdha. Duhet bërë një ligj dhe duhet bërë vlerësimi financiar dhe teknik për gjendjen siç është marrë nga çekët. Qeveria do të bëjë shpronësim nëse nuk ka zgjidhje tjetër. Të gjendet mënyra që kompania të përfitojë financime për të përmirësuar gjendjen. Në këtë gjendje që është nuk mund të kryhen reforma. Për shkak të falimentimit të CEZ po shkon drejt falimentimit edhe KESH. Kaskada, e mrekullueshme për shkak të rezervës në të kundërt situata do ishte shumë e keqe.

Ka afate se kur pritet të ndahen gjërat me çekët?

Në pranverë do marrë një zgjidhje kjo çështje, qoftë shpronësimi qoftë diçka tjetër. Njerëzit e dinë se kush është problemi, se kush janë pretendimet e CEZ dhe kush janë pretendimet tona. Situata nuk mund të ecë kështu as shtet e as privat, aq më tepër që tani jemi në një sektor të mbrojtur nga FMN dhe kërkon rregulla.

Ekziston një raport që ka nxjerrë ministria juaj para pak kohësh…

Dua të jem i kujdesshëm në deklaratat e mia, po të kisha në dorë reagimin e qeverisë shqiptare më parë nuk do të kisha lejuar palën çeke të ngrinte proces. Reagimet e fundit duhet të ishin evituar. Është një plagë që ka hemorragji të vazhdueshme.

Kur pritet të shlyhet borxhi 140 mln dollarë?

Shlyerja e detyrimeve është marrë përsipër.

Do paguhen me kamatëvonesë borxhet?

Do të bëjmë rregullimet reciproke, CEZ i ka detyrime edhe KESH dhe kjo do të reflektohet tek KESH, OST, CEZ duke heq detyrimet që ato kanë ndaj njëra-tjetrës. Nuk zgjidhet problemi pasi borxhi është i akumulua. Pjesa e energjisë së blerë nga tregu, e importuar, nga 140 dollarë të hedhur 50dollarë janë arkëtuar. Humbjet 50% nuk mund të mbijetojë kështu një kompani.

Cilat janë rezultatet e Task-Force?

Kur ke një konglomerat problemesh ka impakt në furnizimin. Problemi kryesor është reduktimi i humbjeve, ka vjedhje në rrjet 140-150 mln në vit, kjo do të sjellë mungesë financimi për të përmirësuar shërbimin. Kemi zona që nuk janë të pajisura me matës të energjisë.

Është deklaruar se sistemi i matësve ka kushtuar 2 mln euro…

Nuk janë bërë pasi nuk ka para. E ka të pamundur. Ka bërë blerje emergjente për të marrë masa për dimrin, përgjithësisht furnizimi me energji ka qenë i rregullt. Nuk mund të jetë shteti mbështetësi i fundit i energjisë pa reduktuar humbjet. Humbjet në rrjet problemi më i madh.

Si mund të reduktohen humbjet?

Duhet veprim aktiv nga CEZ dhe nga qeveria, duhet goditur fenomeni i abuzimeve. Vjedhja e energjisë është një krim që duhet ndëshkuar. Ka njerëz që lidhin energjinë pasi iu është këputur sepse nuk e kanë paguar kjo është vjedhje. Ka kompani që kanë shifra marramendësi të energjisë së shpenzuar pa paguar. Nuk mund të tolerohet vjedhja. Energjia nuk është një mall pa zot.

Ka objektiva konkrete kjo task-forcë?

Task-forca ka bërë një evidentim të qartë me objektiva të qarta për uljen e humbjeve. Task -forca synon ulje 15% të nivelit të humbjeve. Kjo është për të pakësuar hemoragjinë financiare.

Enti Rregullator i Energjisë ka rikthyer faturat afrofe. A është një hap mbrapa?

Është një masë që e parashikon ligji në situatë krize. Çmimët janë minimale. Personat që kanë prishur matësit qëllimisht do të faturohen afrofe në mënyrë që të paguajnë disi energjinë që ata konsumojnë.

ERE ka vendosur ngrirje të çmimit të energjisë mendoni se do ketë rritje?

Ne jemi duke parë politikën e strukturimit të çmimit të energjisë. Duam që fatura finale e energjisë të mos rritet duam të arrijmë në një çmim të pranueshëm por ti japim fund këtij subvencionimi të përgjithshëm me 30 kilovatshin. Nga mesi i vitit do dalim me një dokument për masat që do i adresohen këtij problemi. Do ridshikojmë çmimin e KESH-it duke vendosur çmimin final. Për vitin e kaluar kanë qenë 32 milion euro të pa deklaruara. Në 2014 ky detyrim do shkojë në 40 milionë nëse vazhdojmë në këtë gjendje.

Kemi kapacitet për superfuqi apo minisuperfuqi?

Që të bëhesh minisuperfuqi duhet të garantosh që ka likuid të mjaftueshëm. Së pari ne duhet të zgjidhim problemet. Si hapa i kemi të qarta. Do mbyllim problemin e CEZ-it. Do rishikojmë formulën e çmimit. Do rishikojmë formulën e çmimit për hidrocentralet private. Liberalizim të pjesës së shitjes së energjisë.

A ka një afat?

Ky vit do jetë viti deçiziv që duhen bërë. Po nuk u bënë këto masa situata do jetë shumë e rëndë vitin tjetër dhe sistemi do kalojë në kolaps. Këto masa janë jetike.

Kur pritet që të nisë puna për linjën e re me Kosovën?

Kontrata është nënshkruar, javën tjetër pritet të kalohet me procedura të përshpejtuara në parlament. Financohet nga gjermania. Shumë shpejt do të fillojë puna dhe do të përfundojë shumë shpejt. Kjo krijon edhe mundësinë e eksporti. Edhe privatët mund të krijojnë mundësinë e eksportit.

Lidhja me Maqedoninë është plani i radhës. Lidhja me tregun evropian është i rëndësishëm pasi kërkesa për energji atje është më e madhe. Sa më shumë mundësi. Kjo ka qenë një nga mundësitë ku qeveria e shkuar ka gabuar duke mos e shfrytëzuar. KA pasur shuam kompani që kanë shprehur këtë interes. Mali i Zi e përfitoi një lidhje ndërsa Shqipëria e humbi.

Do të negocioni për kontrata të reja?

Jemi duke komunikuar me palën italiane. Disa negocime janë të humbura pasi janë miratuar kontrata dhe ka filluar puna. Ne po negociojmë për të përfituar kontrata të reja. Qeveria ka lëshuar shumë letra nga njëra anë që janë bllokuar në anën tjetër.

Aktualisht a ka ministria një tablo të qartë të koncesioneve që janë dhënë?

Për ironi nuk kishte as tablo, vështirë të gjeje edhe dosje. Ne e kishim thënë që qeveria në ditët e fundit nuk mund t’i jepte koncesione. Të gjitha koncesionet e dhëna në ditët ë fundit janë anuluar. Kemi dhënë një shembull pasi kjo nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës. U plaçkit dhe u mor çdo gjë. Po monitorojmë koncesionet, duhet kohë dhe duhen burime njerëzore, një pjesë e kontratave janë të pavlefshme dhe do të anulohen pasi iu ka mbaruar kontrata. Licensat mbaheshin nëpër xhepa pasi nuk kishin investitorë. Nga ana tjetër ka një pjesë e HEC që janë investuar dhe kanë filluar të funksionojnë, do të rishikojmë çmimin për blerjen e energjisë së importuar. Për çmimin duhet bërë një formulë e qartë në mënyrë që edhe investitorit t’i kthehet fitimi. Po rishikojmë edhe energjinë e rinovueshme.

Po për koncesione që mund të kenë pasur probleme por tani ndodhen në fazat e ndërtimit?

Kontratat që janë lidhur do respektohen nëse janë në përputhje me ligjin. Do punojmë me mekanizmin e çmimit për ti riparo këto çmime të krijojmë një treg më të liberalizuar të shitjes së energjisë elektrike në mënyrë që këto hidrocentrale ta gjejnë tregun vet.

Keni anuluar koncesionet që u dhanë në periudhën e verës do ketë anulime të koncesione të mëparshme ?

Çdo koncesion që nuk funksionon siç e parashikon ligji do anulohet. Çdo koncesionar kur hyn e di kush janë termat e kontratës.

Do rihidhen sërisht në treg?

Pa tjetër. Kur modeli do bazohet mbi riskun e privatit do inkurajojmë këto investime. Kush merr riskun që të sigurojë vet tregun e energjisë unë i inkurajoj këto investime.

Ka pasur akuza se rishikimi i këtyre koncesioneve do krijojë frikë te biznesi, si do i përgjigjesh?

Opozita atë punë ka të bëj akuza. Çdo biznes po ta pyesësh do thotë më mirë ti kem gjërat e pastra që në fillim. I dimë gjithë ato kontrata kilenteliste që ka bërë kjo qeveri në kurriz të popullit. Monopole që ndonjëherë stimulojnë dhe krim.

Çfarë po bëhet me kompaninë ALBPETROL?

Kompania po kryen detyrat e saj. Qeveria shqiptare po punon për një strategji për mënyrën si mund të privatizohet kjo kompani. Ka mirë menaxhim.

Do jetë privatizim i shpejtë?

Është në planet e qeverisë do vi në kohën e duhur.

Ka filluar ALBPETROL të shlyej borxhet?

Kompania është me fitim. Ka dhe shumë të punësuar më tepër se çi duheshin. Është parë si një lloj ndërmarrje për të punësuar njerëz ka pasur mbi një mijë e ca njerëz që nuk paraqiteshin fare në punë dhe merrnin rrogën në kompani.

Po kompania Benkers Petrolium?

Është kompania më e madhe përgjegjëse për 90% të prodhimit të naftës. Po evidentohen problemet ku janë. Kontratat po auditohen. E gjithë kontrata e Benkers është në auditim të hollësishëm. Kur themi rishikim kontratash nuk do të thotë pezullim. Transparenca dhe rishikimi nuk kërcënojnë biznesin.

Ka pasur një debat për devijimin e lumit Radika. Ka realisht qeveria shqiptare një projekt teknik?

Le ta gjejnë këtë projektin teknik që i është dorëzuar qeverisë shqiptare. Këta që sot ulërasin, është temë e stisur nga opozita me qëllime politike. Unë në nëntor e kam ngritur këtë problem me palën maqedonase kur isha në Maqedoni. I kërkuam të dimë çfarë planesh kishin. Realiteti është kjo që po them ka një projekt ide nga pala maqedonase. Kur të ketë një projekt ne do japim vlerësimin tonë. Çdo shtet do mbrojë interesat e tij. Nuk mund të akuzosh qeverinë për shitjen e interesave kombëtare kur ka një vetëm një projekt ide. Qeveria shqiptare po e ngre këtë problem, po e dialogon duke marrë informacion nga shteti fqinj. Nuk ka asnjë projekt. Qeveria shqiptare është shumë koshiente për interesat që ka.

Çfarë masash po merren për minierat?

Është një sektor i rëndësishëm por i keqmenaxhuar. Ky sektor nuk ka rënë në duart e investitorëve serioz, por ka rënë në duart e disa personave që e kanë zhvatur. Janë dhënë shumë kontrata. Puna në miniera është shumë e vështirë, kushtet teknike nuk janë të sigurta. Për herë të parë shteti dërgoi një grup kontrolli në miniera. U pezulluan disa leja dhe u morën disa masa. Do rikthehet grupi i kontrollit për të parë nëse janë zbatuar detyrat e lëna.

Do përcaktohen zonat e rrezikshme ku nuk mund të ketë aktivitet. Shumë operatorëve të vegjël iu janë dhënë kontratat. Kemi kërkuar nga ACR ndaj të cilës u morën masa për hapjen e kursit të ri pasi duhen të krijohen rezerva të reja, kjo është një nga kushtet që ajo kompani duhet të zbatojë.

Do ushtrojmë kontroll edhe në minierat e bakrit. Kemi trashëguar gati një xhungël. Mund të them që sektori minerar po ndjen dorën e shtetit do ketë një mbikëqyrje më aktive. Kontratat do anulohen nëse nuk zbatohen të gjitha kërkesat. Ky sektor duhet të zhvillohet edhe në burime të tjera në vende të tjera siç është ajo e bakrit.

Shumë nga këto lidhen edhe me energjinë, kërkohet furnizim me energji. Janë elementë që shkojnë bashkë pasurimi dhe shkrirja për të shtuar vlerën e parave.

Bulqiza ka kaluar e gjitha në sitë, kemi lënë detyra, shumë shpejt do të shkojë kontrolli i dytë. Shumë shpejt kontroll te zonat e bitumit. Sektori minerar sektor që ka shumë kontrata, mbi 900 kontrata në gjithë Shqipërinë.

Sa janë të rregullta?

E pamundur t’i kontrollosh të gjitha. Kemi filluar nga puna. Një pjesë e subjekteve nuk kanë paguar detyrimet dhe do të zgjidhen kontratat, kjo është masa e duhur. Leja duhet zbatuar brenda kushteve që është dhënë leja, në të kundërt do të anulohet. Nuk është gjithçka por po bëhet diçka në 4 muaj

Çdo koncensionarë që devijon dhe ka detyrime ndaj shtetit ndaj tij do të merren masa. Minierat nuk janë si çdo sektor që mund ta pezullosh, e mbylle, e lë për një kohë të gjatë dhe e hap më vonë. Ajo ka nevojë për investime të vazhdueshme, ndodhin shembje dhe ajo nuk mund të hapet më. Një pasuri e madhe ikën dhe nuk kthehet. Duhen anuluar lejet por dikush duhet t’i marrë përsipër këto. Ne duam ta zhvillojmë industrinë minerare, duke zhvilluar edhe elementët që lidhen me të.

Balkan Web, 06.02.2014