Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministrja Balluku nënshkruan kontratën e reformuar me SHELL

Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen e re me kompaninë Shell, duke shtuar elementet e sigurisë së investimeve por edhe përfitimet që do të ketë pala shqiptare. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se investimet private në kërkim dhe zbulim nafte në vend arrijnë në 1.5 miliard dollarë ku kompania Shell ka 1/3 e tyre.

“Prezenca dhe aktiviteti i Shell në Shqipëri është shprehje e cilësisë dhe e standarteve më të larta si dhe garanci për zhvillimin e sigurtë të industrisë së naftës në zonat naftëmbajtëse. Shpreh bindjen se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një tjetër arritje e rëndësishme në drejtim të rritjes dhe modernizmit të sektorit të hidrokarbureve. Kontrata e reformuar për bllokun 2 dhe 3 krijon elemente garancie për të përthithur më shumë investime të huaja” tha Balluku.

Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë evidentoi se marrëveshja e re mundëson përfitime më të shumta për shtetin shqiptar si në aspektin e taksave e tatimeve ashtu edhe për punësimet.

Zotohemi të japim një kontribut për Shqipërinë përmes tatimeve e taksave por edhe përmes prokurimit të mallrave e shërbimeve si dhe punësimit dhe individëve lokalë. Për nga vetë natyra, projektet kërkojnë kohë dhe jemi në fazë vlerësimi, e kjo do të thotë se kemi ende shpime dhe testime pusesh para se të hyjmë në një prodhim komercial të mundshëm.

Kjo kontratë bën të sigurtë përfitimet e palës shqiptare që në fuqinë e parë të naftës që do të prodhohet dhe kjo qartëson edhe një serë çështjesh proceduriale dhe shpie në investime më të sigurta në të ardhmen” tha përfaqësi i kompanisë.

Scan,  02.05.2019