Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Drejtimi i ERE

Prej 4 shkurtit, enti që rregullon tregun e energjisë është pa një kryetar. Në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, u prezantuan dy kandidatura për kreun e Entit Rregullator të Energjisë. Ato janë Gjin Rosaj dhe Petrit Ahmetaj. Ahmetaj, drejtonte këtë institucion pas dorëheqjes së Sokol Ramadanit, por nuk ishte i emëruar. Në prezantimin e platformave të tyre, dy kandidatët pranuan se ERE nuk duhet të lejojë asnjë abuzim të kompanisë CEZ ndaj klientëve.

Kryetari pritet të vohohet në Kuvend në seancën e ardhshme parlamentare.

ABC News, 03.02.2014