Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë: Për 3 javë importohen mbi 21 mln litra naftë

Për më se pak se tri javë në Kosovë janë importuar më shumë se 21 milionë litra naftë, me një bazë doganore prej mbi 12 milionë euro. E sipas zyrtarëve të Doganave të Kosovës, nafta e cila shfrytëzohet nga kosovarët për veturat e tyre dhe nevojat e tjera, kryesisht importohet nga Greqia, Maqedonia, Italia, Serbia dhe vende të tjera.

Edhe gjatë vitit që shkoi konsumi i naftës në Kosovë ka vazhduar të rritet, ku sipas të dhënave doganore në Kosovë gjate vitit 2013 janë importuar rreth 380 milionë litra naftë, derisa më 2012 janë importuar rreth 366 litra naftë.

“Më 2014, deri më 20 janar janë importuar 21 milionë e 302 mijë e 101.22 litra naftë, me një bazë doganore prej 12 milionë e 558 mijë e 616 euro e 47 centë në total për këto litra naftë janë paguar në taksa 10 milionë e 144 mijë e 297 euro e 80 centë”.

Kurse më 2012 dhe 2013 sipas Doganave të Kosovës janë importuar rreth 745 milionë litra naftë me një bazë doganore prej rreth 488 milionë euro, raporton Telegrafi.

“Më 2012 janë importuar 365 milionë e 285 mije e 285.85 litra naftë me një bazë doganore prej 248 milionë e 61 mijë e 350 euro e 18 centë. Për këto litra në total janë paguar taksa 187 milionë e 432 mijë e 044 euro e 51 centë. Më 2013 janë importuar 379 milionë e 538 mijë e 365.15 litër naftë, me një bazë doganore 239 milionë e 531 mijë e 412 euro e 72 centë, në total janë paguar taksa në vlerë191 milionë e 508 mijë e 858 euro e 96 centë”, kanë treguar Statistikat e Doganave të Kosovës.

Ndërkaq vendet prej nga më së shumti importohet nafta janë, Greqia Maqedonia Italia Serbia etj.

Portali Telegrafi, 25.01.2014