Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reshjet mbushin nivelin e liqeneve të Kaskadës së Drinit

Reshjet e dy ditëve të fundit kanë ndikuar në mbushjen e liqeneve të hidrocentraleve mbi lumin Drin.
Burime zyrtare nga KESH thanë sot se në liqenin e HEC-it të Fierzës niveli i ujit ka arritur 271.64 metra dhe prurjet llogariten në 392 metra kub/sek.

Në liqenin e HEC-it të Komanit niveli i ujit arrin 174.38 metra dhe prurjet në 586 metra kub/sek.

Ndërsa në HEC-in e Vaut të Dejës niveli i ujit arrin 75.84 metra dhe prurjet janë rritur ndjeshëm, duke arritur në nivelin 623 metra kub.

Portali lajmi i fundit, 23.01.2014