Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qëndrimi i ministrit Gjiknuri për devijimin e lumit Radika

Prononcimi i dhënë për mediat nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri pas interesimit të medias për çështjen e ndërtimit të një HEC-i në Fushën e Lukovës.

Pyetje: Është ndezur një debat i gjerë për devijimin e lumit Radika. Keni një qëndrim për këtë çështje dhe i siguroni dot qytetarët shqiptarë që do të merrni masa për të shmangur dëmet e mundshme nga devijimi i lumit?

Ministri Gjiknuri: E kam bërë edhe më parë publik qëndrimin. Nuk ka një projekt konkret që të na jetë dorëzuar si qeveri apo si Ministri e Energjitikës. Për një gjë dua ta siguroj publikun shqiptar; është një projekt-ide e hedhur prej shumë kohësh nga qeveria maqedonase. Në takimin që kam pasur me Ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë Z.Valon Saraçini në 27 nëntor, e kam thënë të qartë dhe po e përsëris të vetmen rrugë sipas të cilës kjo çështje mund të diskutohet. Nëse projekti ka impakt në ujërat e Shqipërisë, zgjidhja e tyre parashikohet në marrëveshjet ndërkombëtare, dhe ndërkufitare përsa i përket regjimit të ujërave. Kjo është përgjigja! Ne presim që të shikojmë projektin nga ana teknike dhe patjetër, nëse ka impakt mbi pasuritë e këtij vendi, padiskutim që qeveria shqiptare do të mbajë qëndrimin në përputhje me marrëveshjet dhe me interesat e këtij vendi e asnjë nuk duhet ta paragjykojë apo të luajë politikisht me këtë gjë.

energjia.al 20.01.2014