Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Peleshi: Vetëm në një vit energjia e vjedhur 150 mln dollarë

Në datën 18 janar Zv/Kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ishin në Durrës.

Në prefekturën e qarkut të Durrësit u zhvillua mbledhja për krijimin e njësisë Task Force, e cila ka për detyrë mbushjen e arkës së shtetit me debitë e papaguara nga konsumatorët e energjisë elektrike qofshin ata familjarë apo biznese private.

Tabloja që u paraqit në takim ishte mjaft kritike përsa i përket deficitit të krijuar në zonën e Durrësit si dhe në shkallë vendi.

Zv/kryeministri Peleshi tha se “vetëm në Durrës gjatë periudhës 2007 deri tashti është akumuluar një debi prej 100 milionë dollarësh nga vjedhja e energjisë elektrike.Ndërsa në shkallë vendi vetëm në një vit shuma e vjedhur është 150 milion dollarë”.

Në këto kushte është parë si shpëtim krijimi i njësisë Task Force që sipas Peleshit”nuk duhet të funksionojë me fushata sikurse ka ndodhur deri tashti por duhet të jetë në punë të vazhdueshme dhe të raportojë herë pas here për situatën e likujdimeve të energjisë së konsumuar”.

Njësia Task Force duhet të shërbejë për të normalizuar marrëdhëniet e Shtetit me Popullatën pasi deri sor shteti është parë si në anën e kundërt të llogores,shtoi më pas zv/kryeministri i vendit i cili është caktuar të kryesojë Task Forcën qendrore.

Sipas tij, “nëse nuk do të mund të mblidhet energjia e konsumuar atëhere vendi nuk do të ketë fonde për investime.Qeveria e shkuar e coi në 74 përqind nivelin e borxhit gjë e bën të mandur rritjen ekonomike duke marrë borxhe të tjera. Emigrantët që sillnin 15 % të GDP nuk sjellin më para për shkaqet që dihen. Në këto kushte duhen shfrytëzuar burimet e brendshme”.

Peleshi e mbylli ligjëratën e tij me një thirrje “i drejtohem gjyqtarëve që të bëhen me ne, me ligjin dhe të dënojnë cdo rast abuzimi me energjinë elektrike”.

Shqiptarja.com 19.01.2014