Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lezhë, CEZ përplaset me një firmë private

Një kontroll i punonjësve të CEZ në Lezhë në një fabrikë të përpunimit të peshkut ka sjellë përplasje mes tyre dhe rojes private të biznesit. Përfaqësuesit e firmës pretendojnë se kontrolli ka qenë i panjoftuar dhe është kërkuar në një kohë kur në objekt nuk ka patur asnjë përfaqësues të tyre.

Nga ana tjetër punonjësit e CEZ pretendojnë se nuk janë lejuar për të kryer punën e tyre, ndërsa kontrolle të tilla nuk kanë kohë të paracaktuar. Për të lejuar inspektimin e matësve elektrike të firmës, drejtuesit e CEZ kanë kërkuar mbështetjen e policisë, dhe pas 2 orësh është bërë e mundur diçka e tillë.

Përgjegjësi i Elektrikut në Lezhë, Kastriot Zeneli, ka bërë të ditur se kabinat elektrike janë pronë e CEZ, dhe si të tilla mund të kontrollohen në çdo kohë.

Pas 3 orësh punonjësit e CEZ kanë bërë edhe kontrollin e kabinës elektrike, por nuk kanë dhënë asnjë deklaratë.

Shqiptarja.com 20.01.2014