Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mal i Zi, BB financime për projektet e energjisë

Bordi drejtues i Bankës Botërore miratoi sot një fond prej 5 milionë euro shtesë për efikasitetin e energjisë. Projekti do të mbështesë përpjekjet e qeverisë së Malit të Zi për të përmirësuar efikasitetin e energjisë të ndërtesave publike dhe forcimin e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve të efiçiencës së energjisë në Mal të Zi .

Synohet kursimi i energjisë në masën 30-65 %. Financimi shtesë do të shtojë aktivitetet për kryerjen e investimeve në objektet shëndetësore në vend për t’i bërë ato më efikase ndaj energjisë. Rreth 12-14 spitale dhe qendrat shëndetësore në të gjithë vendin do të përfshihen në projekti. Aktivitetet e projektit janë planifikuar të përfundojnë deri më 31 mars 2017. ” Banka Botërore njeh rëndësinë e shfrytëzimit efikas të energjisë në Mal të Zi , si vendi importon sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike për të plotësuar nevojat e konsumatorëve të saj , ” tha Anabela Abreu nga Banka Botërore.

Revista Monitor, 26.12.2013