Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Nuk na kanë dhënë rrogat nga ndërtimi i HEC-it”

Banorët e fshatit Kalivaç në Tepelenë kanë dalë sot në protestë pasi nuk janë paguar për punën që kanë bërë në ndërtimin e HEC-it. Sipas banorëve ndërtimi i HEC-it u ka sjellë shumë probleme. “Nuk vadisim dot tokat. Nuk fillojmë punën pa marrë detyrimet e pa shlyera”,- deklarojnë banorët.

Në orët e para të mëngjesit banorët janë grumbulluar në protestë edhe për të kërkuar lirimin e katër personave që u ndaluan nga policia një ditë më parë.

Pas takimit me drejtues të firmës që po ndërton HEC-in policia ka ndaluar kryeplakun e fshatit Perlat Zenelin, një përfaqësues të Komunës Kras, Ylber Aga dhe dy punonjës të HEC-it Ali Dervishi dhe Bino Nela.

“Nuk fillojmë punën pa u liruar nga policia katër të ndaluarit e ditës së djeshme”,- deklarojnë banorët. Ndërkohë policia bën me dije se ndalimi i katër personave të mësipërm është bërë pasi ata kanë tentuar të bëjnë vetëgjyqësi për ankesat e tyre. Sipas policisë banorët kanë bllokuar pa leje rrugën që të çon në kantier dhe denoncimi për ta është bërë nga firma ndërtuese.

Policia bën me dije se personat e ndaluar janë proceduar edhe më parë penalisht për të njëjtën vepër.

Balkan Web, 04.12.2013