Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OST dhe Kostt thellojnë bashkëpunimin

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Naim Bejtullahu me bashkëpunëtorë, pritën në një vizitë dy ditore delegacionin nga Operatori i Sistemit të Transmisionit të Shqipërisë (OST) të udhëhequr nga zv.Administratori Ekonomik z.Dritan Cepa. Kjo njëherit është vizita e parë në KOSTT pas emërimit të z.Engjëll Zeqo në shtator të këtij viti, Drejtor i përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Shqipërisë.

Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Bejtullahu, shprehu interesimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm në mes të KOSTT dhe OST, sidomos duke pasur parasysh projektet e ardhshme me interes për të dyja kompanitë.

Në anën tjetër, zv.Administratori Ekonomik i OST Shqipëri z.Cepa theksoi se OST Shqipëri e konsideron KOSTT-in si partner strategjik dhe shprehu interesimin e menaxhmentit të OST-së për zhvillimin e mëtutjeshëm të klimës së bashkëpunimit.

Gjatë këtyre ditëve, delegacioni nga Shqipëria ka pasur rastin që të njoftohet nga afër me punën dhe të arriturat e KOSTT që nga themelimi i saj. Gjithashtu, zhvilluan një vizitë në Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT e cila është një nga qendrat që operon me sistemin më të avancuar të monitorimit dhe komandimit të Sistemit Eelektroenergjetik në rajon.

energjia.al 25.11.2013