Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ngrohja globale dëmton 30% të ekonomisë

Rreth 1/3 e ekonomisë globale, deri në vitin 2025, do të kërcënohet nga një rrezik i “lartë” ose “ekstrem” për shkak të ndryshimeve klimaterike.

Ky është rezultati i studimit të kryer nga kompania e manaxhimit të riskut Maplecroft. 31% ose 44 trilionë dollarë e totalit të prodhimit global, do të bazohet tek vendet që klasifikohen me rrezik të lartë ndaj ndryshimeve klimaterike, thuhet në studimin e Maplecroft, e cila merr në konsideratë ekspozimin e vendeve ndaj ngjarjeve ekstreme të motit, gjatë 30 viteve të ardhshme dhe kapacitetet e tyre për të përballuar këtë ndikim.

“Ndryshimet e projektuara në të ardhmen dhe intensiteti i zjarreve në pyje, ngjarjet e rënda të motit, thatësirat dhe përmbytjet, do të ndikojnë në popullsi, në ekonomi dhe në infrastrukturën e një vendi. Efektet e rritjes së temperaturave, që ka zhvendosur rreshjet dhe ka rritur nivelin e ujit të deteve do të ndihen në nivel global, pasi po ndryshon bregdeti, po ndryshojnë llojet bimore dhe shtazore, agrikultura dhe shëndeti i njeriut”, thuhet në raport. Për shkak të këtyre ndryshimeve, ekonomitë në zhvillim, ku bën pjesë edhe Shqipëria janë më të rrezikuarat. Raporti citon se rreziku më i madh i kanoset Indisë, Vietnamit, Indonezisë dhe Kinës.

Këto ekonomi por edhe shumë të tjera do të ndjejnë ndikimin e ndryshimeve klimaterike, në ekonominë reale. Gjithashtu edhe disa qytete shumë të zhvilluara janë cilëuar vunerabël ndaj këtyre ndryshimeve, si përshembull Osaka dhe Tokyo në Japoni dhe Sydney në Australi. Raporti paralajmëron gjithashtu se furnizimi me ujë, ushqime dhe energji do të jenë nën presion, dhe nga ana tjetër do të ndikojnë tek njeriu dhe në ekosistem. Ndërkaq, Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet e Klimës vlerëson se temperatura mesatare në botë do të rritet midis 0.3 dhe 0.7% deri në vitin 2035.

TV Scan, 30.10.2013