Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndryshimet klimaterike, mblidhen liderët

Politikanë nga rreth 60 vende u mblodhën në Paris në një takim jozyrtar për të diskutuar mbi Konferencën e ardhshme të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që do të mbahet në kryeqytetin francez në dhjetor.

Takimet janë përpjekja e fundit për përmirësimin e pozitave negociuese të sesionit të rëndësishëm të dhjetorit.

Takimet e kësaj jave fokusohen kryesisht tek çështjet që kanë lidhje me financat dhe teknologjinë.

“Konsultimet nuk po zhvillohen për të zëvendësuar procesin zyrtar, por për ta plotësuar atë. I konsiderojmë të gjitha ato si mbështetje për të ndihmuar negociatorët të përmbushin detyrat në kohë.”

“Jemi një grup dhe diskutojmë çështjet e rëndësishme politike të negociatave për klimën. Ne gjithashtu përpiqemi të identifikojmë kompromiset, që do të hedhin bazat e dokumentit përfundimtar, të cilin ne duhet dhe do të miratojmë brenda afatit,” tha ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  09.09.2015