Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mjedisoret i kerkojne BERZH-it te luftoje ndryshimet klimatike

Në shtator 54 shoqata nga e gjithë bota, përfshirë 7 shoqata nga Shqipëria, i janë drejtuar me një letër të hapur BERZH-it ku i kërkojnë të aprovojë një strategji të re për investimet në energji e cila të adresojë sfidat e ndryshimeve klimatike me urgjencën që ato kërkojnë. Më poshtë është letra.

Drejtuar: Z. Suma Chakrabarti, President i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Letër e hapur e OJF-ve mbi strategjinë energjitike dhe konsultimet e BERZH-it

I dashur President Chakrabarti,

Gjatë takimit të OJF-ve me ju në mbledhjen vjetore të BERZH-it në Stamboll, 2013, ramë dakort se kemi çështje për të debatuar. Indirekte ishte një paralajmërim se strategjia e re për energjinë nuk do të ishte shumë ambicioze. Gjatë atyre 2 ditëve pjesëmarrësit nga shoqëria civile dëgjuan një sërë shfajësimesh përse ndërprerja e financimit të qymyrit dhe burimeve të tjera fosile në rajon nuk mund të realizohej nga BERZH-i.

Ju drejtohemi përsëri pas një jave konsultimesh në Stamboll, Beograd dhe Moskë me stafin e BERZH-it dhe me OJF të ndryshme, sepse mendojmë se disa nga shqetësimet tona kanë nevojë për vëmendjen tuaj. Në secilin konsultim pjesëmarrësit i dorëzuan BERZH-it një peticion të nënshkruar nga 16 725 persona nga e gjithë bota, i cili mbështet thirrjen që BERZH-i të fillojë pakësimin deri ndërprerjen e investimeve në burime fosile, duke filluar me qymyrin. Kjo është një shenjë e qartë se interesimi dhe kritikat ndaj investimeve të BERZH-it në energji shkojnë përtej atyre pak shoqatave që gjithmonë kanë treguar interesim tek banka dhe puna e saj. Kjo është gjithashtu një kujtesë se BERZH-i rrezikon të mbetet mbrapa institucioneve të tjera financiare të ngjashme përsa i përket angazhimeve për klimën.

Mbi proçedurat

Është e qartë se BERZH-i me këto konsultime po përpiqet të bëjë më shumë seç kërkojnë politikat e saj të informimit të publikut, dhe për këtë jemi të ndërgjegjshëm. Në veçanti shoqatat në Europën Juglindore kanë komentuar se fondet e dhëna për pjesëmarrjen në konsultime kanë ndihmuar. Megjithatë ka pasur shqetësime për formën e konsultimeve dhe për mundësitë reale që sugjerimet e dhëna gjatë tyre të arrijnë deri tek vendimmarrësit e bankës. Prania e një anëtari të vjetër të departamentit të bankës mbi energjinë dhe burimet natyrore ishte një shenjë pozitive. Por kjo nuk u përsërit në Beograd dhe në Moskë. Në Beograd, përfaqësuesit e Qendrës Rajonale Mjedisore (REC), të cilët organizuan konsultimet, dërguan tek pjesëmarrësit tekstin e sugjerimeve të dhëna gjatë takimit, që të mos kishte gabime apo keqkuptime. Do të vlerësonim vazhdimin e kësaj tradite, sepse nga eksperienca sugjerimet shpesh përmblidhen gabim çka sjell pasoja sepse në konsultimet në Beograd dhe Moskë nuk ka pasur figura të larta të BERZH-it.

Mbi strategjinë

Zhgënjimi më i madh me draft-strategjinë e investimeve në energji është mungesa e vizionit dhe objektivave strategjikë të bazuar në parashikimet afatgjata dhe përgjegjësitë klimatike.

Ndryshimet klimatike sjellin detyrimin e pakësimit të emetimeve botërore me 50-70% deri në 2050, dhe detyrimin që 80% e rezervave të zbuluara fosile të mbeten të pashfrytëzuara që klima të mos ngrohet me më shumë se 2 oC.

Megjithatë gjatë diskutimeve në Beograd u bë e qartë se draft-strategjia nuk bazohet tek parashikimet dhe skenarët dhe banka e justifikon këtë me pasigurinë. As nuk ka një premtim për përmbushje të objektivave klimatikë për gjithë investimet e BERZH-it, nuk ka një parashikim për trajektoret e pakësimit të emetimeve që vendet ku investohet duhet të ndjekin- me justifikimin se nuk ka marrëveshje për klimën.

Secili projekt vlerësohet veçmas, çka në praktikë do të thotë projekte që veç e veç sjellin kursime por justifikojnë përfshirjen edhe në projekte shumë të debatueshme, si termocentrali Sostanj apo miniera e linjitit në Kolubara (projekt me “përmirësime mjedisore”).

Mungesa e një strategjie është e habitshme në një kohë kur paralajmërimet për bizneset e mbi-vlerësuara të burimeve fosile dhe për asetet e tyre të pavlera janë përhapur përtej aktivistëve klimatikë. Studimet nga bankat e investimeve tregojnë për një trend të pakthyeshëm në treg i cili rrezikon industrinë e burimeve fosile.

Analistët janë të alarmuar nga rënia e ndjeshme dhe stanjacioni në çmimet e aksioneve, në vlerësimin e këtyre bizneseve në tregun e kredive, si dhe nga perspektivat e zymta të rritjes në sektorin e burimeve fosile, çka ka bërë që investitorë seriozë të pakësojnë ekspozimin e tyre ndaj burimeve fosile.

Në këtë kontekst të ri të tregjeve, BERZH-i do të ishte shumë dritëshkurtër nëse vazhdon të bëjë një sy qorr dhe të krijojë kosto për sektorin energjitik të rajonit në të cilin luan një rol kyç.

BERZH gjithashtu ka mbetur mbrapa institucioneve të ngjashme si Banka Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve (BEI). BEI ka përfshirë në strategjinë e vetë një standart për emetimet nga impiantet si dhe një çmim karboni, çka praktikisht eliminon mbështetjen për qymyrin. BERZH-i ka përfshirë vendosjen e një çmimi karboni dhe vlera e këtij çmimi është e rëndësishme, por ende në këtë fazë kaq të avancuar të konsultimeve publiku nuk ka informacion për çmimin. BERZH-i duhet të bëhet lider dhe të kalojë bankat simotra duke aprovuar një standart emetimesh që përafrohet me standartet e vendeve anëtare në të si Britania e Madhe dhe Kanadaja, apo të hedh një hap përpara dhe të aprovojë një listë të projekteve të përjashtuara si Banka Nordike e Investimeve.

Këto janë çështje thelbësore të strategjisë së re për energjinë dhe kërkojnë kohë për tu zgjidhur, prandaj ju kërkojmë të merrni masa që politikat të jenë strategjike dhe të adresojnë sfidat e ndryshimeve klimatike me urgjencën që këto kërkojnë.

Mark Fodor, CEE Bankwatch Network

Huub Scheele, Both Ends, the Netherlands

Carmelan Polce, Jubilee Australia

Karim Trabelsi, Civil Society Coalition on the African Development Bank, Tunisia

Ana Colovic Lesoska, Center for environmental research and information “Ekosvest”, Macedonia

Ermelinda Mahmutaj, Environmental Center for Development Education and Networking, Albania

Xavier Sol, Counter Balance

Nic Rüdisühli, Zukunft statt Kohle, Switzerland

Garret Tankosić-Kelly, SEE Change Net

John Coequyt, Sierra Club, USA

Mahinour El-Badraëi, Egyptian Center for Economic and Social Rights

Sébastien Godinot, WWF European Policy Office

Dana Yermolyonok, Center for Introduction of Neë Environmentally Safe Technologies, Kazakhstan

Zoran Ivančić, Public Interest Advocacy Center, Bosnia and Herzegovina

Dejan Milovac, Network for the Affirmation of the NGO Sector – MANS, Montenegro

Edvard Sequens, Calla – Association for the Preservation of the Environment, Czech Republic

Emma Hughes, Platform, UK

Christian Ege Jorgensen, The Ecological Council, Denmark

Yury Urbansky, National Ecological Centre of Ukraine

Istvan Farkas, National Society of Conservationists – Friends of the Earth Hungary

Eva Filzmoser, Carbon Market Ëatch, Nature Code – Centre of Development & Environment, Belguim

Iskra Stojkovska, Front 21/42, Macedonia

Regine Richter, urgeëald, Germany

Nicholas Hildyard, The Corner House, UK

Jiří Silný, Ecumenical Academy Prague, Czech Republic

Lavinia Andrei, TERRA Mileniul III, Romania

Sergey Kuratov, Green Salvation, Kazakhstan

Xhemal Mato, Eco Movement Group Albania

Ondřej Pašek, Centre for energy and transport, Czech Republic

Vojtěch Kotecký, Hnutí DUHA, Czeck Republic

Antonio Gambini, Centre national de coopération au développement – 11.11.11, Belgium

Helene Connor, HELIO International

Ziva Gobbo, Focus, association for sustainable development, Slovenia

Ana Rankovic, Fractal, Serbia

Falguni Joshi, Gujarat Forum on CDM, India

Bikash Rath, Regional Centre for Development Cooperation, India

Janice Goodson Foerde, KULU-Ëomen and Development, Denmark

Miodrag Dakic, Center for Environment, Bosnia and Herzegovina

Richard Solly, London Mining Network, UK

Elizabeth Bast, Oil Change International

Ahmet Mehmeti, Ecological Club of Elbasan, Albania

Gentiana Decolli, Natural Environment Protection Berat, Albania

Natalia Ablova, Bureau on Human Rights and Rule of Laë, Kyrgyz Republic

Alminda Mema, Aarhus Information Center Shkoder, Albania

Alfons Pérez López, Observatori del Deute en la Globalització, Spain

Sanja Svrkota, Green Home, Montenegro

Sonja Zuber, Analytica, Macedonia

Genc Laci, Association for Protection of Life and Ecosystems around Titan Burizane factory, Albania

Madlina Puka, Center for Research Cooperation and Development, Albania

Kushtrim Kaloshi, Advocacy Training & Resource Center – ATRC, Albania

Mr. Visar Azemi, Kosovo Civil Society Consortium for Sustainable Development

Tim Ratcliffe, 350.org

Sanjeev Kumar, Change Partnership

Edmond HIDO, Albania-EU Energy Efficiency Centre (EEC), Albania

Rita Strakosha – EKO Levizja, 17.09.2013