Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tearca me katër hidrocentrale të vogla

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini vizitoi në 26 tetor komunën e Tearcës, pas çka së bashku me kryetarin e kësaj komune Hisen Hasani dhe udhëheqësin e firmës-investitor, Trajçe Nikollov, ka kryer kontroll në ndërtimin e katër hidrocentraleve të vogla, që i ndërton kompania e huaj “SOL HIDROPAUER” SHPKNJVL Shkup.

Me këtë kompani, Ministria e Ekonomisë ka nënshkruar 4 marrëveshje për koncesion të ujit, të rrjedhës së ujit të lumit Bistricë, ku veç më po realizohen aktivitet ndërtimore.

“Ky koncesioner në komunën e Tearcës do të ndërtojë gjithsej 3 centrale të vogla hidroelektronike me kapacitet të përgjithshëm të instalimit prej 7,5 mw, ku prodhimtaria e pritur vjetore është vlerësuar në rreth 28 gwh, ndërsa madhësia e investimit do të arrijë rreth 15 milionë euro, informoi Saraçini, duke shtuar se në pajtim me obligimet nga marrëveshjet për koncesion, koncesioneri do të paguajë kompensim vjetor për koncesion në vlerë prej 2 për qind nga të ardhurat e realizuara nga energjia e shitur energjetike, duke filluar nga viti 2016”

Ministria e Ekonomisë në drejtim të zhvillimit lokal dhe rajonal nënshkroi edhe katër Marrëveshje për koncesion për ujë për ndërtimin e katër hidrocentraleve të vogla të lumit Odranska, me kompanitë “SUPER NOUVA ENERGU” SHPKNJVL Tetovë dhe EMK Mali hidroelektrana SHPKNJVL Shkup, me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 3,4 mw, prodhimtari e pritur vjetore, prej rreth 14 gwh dhe lartësi të investimit 7 milionë euro.

“Në komunën Tearcë me ndërtimin e këtyre 7 hidroelektranave të vogla do të investohen mbi 22 milionë euro dhe atë gjatë 2-3 viteve në vijim. Aktivitetet ndërtimroe në të cilat bëjnë pjesë rreth 70 prë qind e investimit, realizohen nga kompanitë lokale vendore, me çka do të jetësohet ekonomia lokale, ndërkaq që gjatë ndërtimit të këtyre 7 hidrocentraleve të vogla do të angazhohen rreth 200 njerëz”, theksoi minsitri i Ekonomisë.

Saraçini informoi se nga numri i përgjithshëm i Marrëveshjeve të nënshkruara për koncesion, për momentin janë ndërtuar gjithsejt 17 hidroelektrana të vogla me kapacitet të instaluar prej 12 mw për të cilat deri më tani janë investuar mbi 20 milionë euro.

Për momentin, në ndërtim janë edhe 15 hidroelektrana të vogla me kapacitet instalues prej 16 mw dhe invedtim të pritur prej 27 milionë euro, nga të cilat gjysma e këtyre pritet të përfundohen deri në fund të vitit 2013, ndërsa të tjerat në fillim të vitit 2014.

Hisen Hasani, kryetar i komunës Tearcë, theksoi se ky është moment mjaft i rëndësishëm për komunën në pikëpamje të zhvillimit ekonomik dhe se për herë të parë është filluar të investohet në projekte të cilat vlejnë mbi 22 milionë euro.

Drejtori i ndërmarrjes SOL HIDROPAUER, Trajçe Nikollov, theksoi se ky është shembulli më i mirë për bashkëpunim ndërmjet investuesit, pushtetit lokal dhe pushtetit qendror, në pikëpamje të realizimit të një projekti, por edhe se ajo që deri mët ani punët po zhvillohen mirë, dy HECV tashmë janë prëfunduar ndërsa e treta pritet të përfundohet deri në prill të vitit 2014.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 26.10.2013