Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vazhdon shfuqizimi i koncesioneve te HEC-eve

Janë zbardhur vendimet e këshillit të ministrave, për shfuqizimin e tre koncesioneve të tjerë:

VENDIM Nr. 856, datë 30.9.2013

PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR. 724, DATË 28.8.2013 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE QË I JEPET SHOQËRISË, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “KATUND I VJETËR DHE REJA E VELËS””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 125/2013, datë 25.4.2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” dhe të neneve 121 e 124 të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Shfuqizimin e vendimit nr. 724, datë 28.8.2013 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë, për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katund i Vjetër dhe Reja e Velës””.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

VENDIM Nr. 858, datë 30.9.2013

PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR. 689, DATË 16.8.2013 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE QË I JEPET SHOQËRISË, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “BLAC””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 125/2013, datë 25.4.2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” dhe të neneve 121 e 124 të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Shfuqizimin e vendimit nr. 689, datë 16.8.2013 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë, për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Blac””.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

VENDIM Nr. 859, datë 30.9.2013

PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR. 679, DATË 16.8.2013 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE QË I JEPET SHOQËRISË, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “GAFER””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 125/2013, datë 25.4.2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” dhe të neneve 121 e 124 të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Shfuqizimin e vendimit nr. 679, datë 16.8.2013 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë, për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gafer””.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

energjia.al  23.10.2013