Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Në referendum për central bërthamor

Zëvendëskryeministri Peshevski theksoi që janë në ndjekje të procesit, por që nuk ekziston ndonjë vendim mbi ndërtimin e centralit bërthamor. Për një çështje kaq të madhe populli do të vendosë në një referendum. Vendet e rajonit janë duke diskutuar mundësinë e bashkëpunimit në fushën e energjisë bërthamore.

Ne nuk kemi njohuri që në regjion do të ndërtohet ndonjë central bërthamor. Ekzistojnë vende që janë duke u përgatitur për këtë në aspektin e përgatitjes teknike dhe të kuptuarit e të gjitha opsioneve të mundshme, duke përfshirë edhe ndërtimin e kuadrit të nevojshëm. Një prej tyre është edhe Maqedonia. Në rajonin tashmë kemi vende që posedojnë centrale bërthamore, siç janë Bullgaria, Sllovenia dhe Kroacia, si dhe vendet që janë të përgatitur për të zgjeruar kapacitetet e veta bërthamore thekson kreu i ANEA-s, Ivan Videnoviq.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 25.09.2013