Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosove: S’ka shtrenjtim të rrymës

Qytetarët e Kosovës nuk do të ngarkohen me tarifa shtesë të energjisë elektrike. Ata edhe këtë vit do të paguajnë njëjtë sikurse vitin e kaluar gjatë sezonit dimëror.

Informatat që kanë qarkulluar së fundmi se këtë vit do të shtrenjtohet energjia elektrike për 40 për qind, sipas zyrtarëve kompetentë për këtë çështje, janë të pavërteta.

Në zyrën e Rregullatorit të Energjisë kanë thënë se bordi nuk ka marrë ndonjë vendim së fundi dhe nuk ka ndryshime në tarifat e rrymës. Ata thonë se kjo nuk pritet të ndodhë gjatë këtij viti, shkruan Tribuna.

Madje nuk kanë asnjë kërkesë për ndryshime të tarifave nga KEDS. E, si thonë ata, ndryshimi i tyre mund të bëhet vetëm në muajin prill të vitit tjetër e në asnjë rast gjatë këtij viti. Edhe në kompaninë e shpërndarjes së energjisë KEDS, pohojnë se nuk kanë plan për shtrenjtim të rrymës. Edhe pse thonë se për këtë çështje është kompetente ZRRE-ja.

Portali Telegrafi, 25.09.2013