Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

EVN rikonstrukton rrjetin e shpërndarjes në disa komuna të Maqedonisë

EVN Maqedoni realizoi projektet për rikonstruksion të rrjetit të shpërndarjes në pikat kyçe në komunën Aerodrom, Kisella Vodë, Studeniçan dhe Qendër.

Projekti më i madh dhe më kompleks është realizuar në komunën Qendër me vënien e katër derivateve të reja në nënstacionin “Jug Nova” (ТС 110/35/10kV) me kabllot e reja (NA2XS(F)2Y) me procese dyfish më të mëdha se ato ekzistuese. Kapaciteti i plotë i katër derivateve është 40 MW e cila është e mjaftueshme për të furnizuar 100.000 amvisëri dhe të gjitha objektet industriale dhe jo-industriale në qendrën e qytetit duke përfshirë edhe objektet e projektit “Skopje 2014”. Përpos kabllove të reja kaluese janë rikonstruktuar edhe një pjesë e seksioneve të kabllove ekzistuese si dhe një pjesë e nënstacioneve (10/0,4kV). Me gjithë këto lidhje është siguruar mbushje e pandërprerë në qendrën e Shkupit, ku gjinden pjesa më e madhe e objekteve të institucioneve publike dhe objektet që kanë rëndësi të madhe për vendin.

EVN Maqedoni ka siguruar stabilizim të gjendjes së tensionit si dhe furnizim më të sigurtë të energjisë elektrike edhe për shfrytëzuesit e Kisella Vodës me instalimin e dy lidhjeve të reja TC “Jug Nova” (110/35/10kV) deri TC “Kisella Voda” (35/10kV) dhe me rikonstruksion, rindërtim të rrejtit të shpërndarjes në pikat kyçe të kësaj lagje.

Problemet me mbushjen e 450 amvisërive në rruget e Gjorgje Petrov në komunën Aerodrom janë pjesë e së kaluarës me ndërtimin e nënstacionit të ri dhe vendosjen e rrjetit të ri me tension të mesëm dhe të ulët. Nënstacioni i ri, rikonstruksion të asaj ekzistuese, zëvendësim të plotë të tensionit të ulët dhe përmirësim të furnizimit të energjisë elektrike është siguruar edhe për fshatin Studeniçan.

energjia.al, 26.09.2013