Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hiri i termocentraleve vret ngadalë

Më të prekur nga hiri i termocentraleve janë banorët e fshatit Dardhishtë të Obiliqit. Sipas tyre, jeta në këtë fshat është bërë shumë e vështirë, duke marrë parasysh hirin e tepërt që lëshojnë termocentralet e KEK-ut dhe i cili është i rrezikshëm për shëndetin e banorëve

Po bëhen disa dekada që kur banorët e komunës së Obiliqit ballafaqohen me problemin e quajtur – hiri i KEK-ut. Deri më tash nuk është bërë asgjë konkrete për zgjidhjen e këtij problemi. Drejtues të Komunës së Obiliqit thonë se projekti për pastrimin e hirit është duke u vonuar, nga ana tjetër zyrtarë të KEK-ut kanë vendosur të heshtin. Më të prekur nga ky faktor i dëmshëm, si për shëndetin e njerëzve, po ashtu edhe për bujqësinë e kësaj ane, janë banorët e fshatit Dardhishtë të Obiliqit. Sipas tyre, jeta në këtë fshat është bërë shumë e vështirë, duke marrë parasysh hirin e tepërt që lëshojnë termocentralet e KEK-ut.

Gazeta Kosova Sot, 22.09.2013