Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Druri, lënda më e preferuar për ngrohje gjatë dimrit

Pjesa më e madhe e qytetarët në vend si lëndë për ngrohje gjatë stinës së dimrit preferojnë drurin. Kjo siç shprehen ata për shkak se është formë më lirë se sa ngrohja me rrymë apo naftë. Çmimi i drurit për ngrohje edhe këtë vit mbetet i pandryshuar, njoftojnë nga NP ‘Pyjet e Maqedonisë, sipas të cilëve çmimi i drunjëve për djegie sillet prej 1800 deri në 2500 denarë dhe është më i lirë se sa në depot private, ku çmimet sillen nga 2700 deri në 3100, varësisht nga lloji dhe cilësia e drurit. Për dallim nga viti i kaluar – këtë vit nuk do të ketë as subvencione nga qeveria për burime energjetike. Familjet me ndihmë sociale, gjatë dimrit nuk do të marrin nga 10 euro, sikur vitin e kaluar, që të paguajnë faturën e rrymës, ngrohjes qendrore apo që të blejnë dru. Nga ‘Pyjet e Maqedonisë’ thonë se një vendim i tillë tek ta nuk ka arritur deri më tani nga Qeveria. 

“Ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë”, edhe këtë vit nuk e ka ndryshuar çmimin e drurit për ngrohje. Për momentin, çmimi i dushkut është 2450 kurse i ahut 2370. Ky është çmimi i kategorisë së parë të drurit prej 7 deri 16 cm kurse kemi edhe dru me cilësi më të dobët prej 3 deri 7 cm, çmimi i të cilëve është 1860. Për momentin, Pyjet e Maqedonisë nëpër depot e Maqedonisë posedojnë diku 70.000 – 80.000 m/ kub, kështu që i bëj thirrje qytetarëve të vijnë tek depot tona pasi për momentin çmimi i drurit për ngrohje në është më i lirë në krahasim me çmimin e depove private”, deklaroi një përfaqësues i N.P. Pyjet e Maqedonisë.
Përveç çmimit më të kapshëm, qytetarët që preferojnë nxehjen me dru shprehen se kjo është edhe më e shëndetshme.

“Drunjtë janë më të kapshëm. Ngrohtësinë që e ofrojnë asnjëherë nuk mund ta kompensojë energjia elektrike, gazi apo diçka tjetër në këtë aspekt. Për këtë edhe më së shumë ngrohemi me dru”.

Me dru, rryma nuk paguhet, shumë shtrenjtë është, s’kemi mundësi me pagua rrymën. Kemi lavatriqe por bashkëshortja I lanë teshat me dorë. Për shkak se rryma është shumë shtrenjtë”.

“Edhe me dru edhe me rrymë, por dimrit më shumë me dru. Më shumë me dru se po na del paksa më lire, kështu që duhet me mbajt llogari për gjitha”.
“Nuk kemi kushte. Duhet të blejmë shporet në këtë varfëri. Të paktën e kemi atë koftor që moti. Për momentin nuk paguhet, edhe çmimi i drunjve është sa i rrymës, e cila ka shënuar rënie në njëfarë mënyre”.

Në nivel vjetorë në Maqedoni shpenzohen rreth 660 mijë metër kub dru për ngrohje. Pjesa më e madhe janë nga prodhimi vendorë kurse vetëm një pjesë e vogël importohet.

TV Alsat-M, 22.09.2013