Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, nafta në tokat bujqësore Komuna: Faji i Këshillit të Qarkut

Dëmtimi i tokës bujqësore në fushën e Patos Marinzës nga firmat nënkontraktore për nxjerrjen e naftës është lejuar nga Këshilli i Qarkut të Fierit dhe vetë qeverisë. Në këtë mënyrë është shfajësuar kreu i komunës Zharrëz në Fier, duke ju përgjigjur publikisht Inspektoriatit të Mbrojtjes së Tokës Bujqësore.
Përfaqësues të kësaj zyre pak ditë më parë thanë për Tv “A1 Report” se fajtore për këtë situatë është komuna, por kjo është hedhur poshtë nga kreu i kësaj njësie vendore, Taulant Gremi. Ai tha se komuna nuk ka kompetenca për të ndaluar këtë fenomen që po ndodh prej vitesh.
Komunat më problematike sa i përket dëmtimit të tokave bujqësore janë Krutja, Kolonja, Mbrostari, Levani, Frakulli, si dhe Bashkia Lushnjë.

Gazeta Shqiptarja.com, 08.09.2013