Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Luan Baçi denoncon ndotjen e lumit Gjanica: Në mes të qytetit lundron nafta

Ndotja nga derdhja e naftës në lumin Gjanica, që kalon mes përmes qytetit të Fierit, ka sjellë denoncimin e fortë të kreut të PD në këtë qytet Luan Baçi. Përmes videove të publikuara, Baçi shprehet se për këtë lumë qeveria hodhi miliona euro për sistemimin dhe pastrimin e ujit, madje dhe premtoi se këtu do të rriteshin dhe peshq për shkak të pastërtitë së ujit, por sipas tij faktet falsin ndryshe pasi gjithçka që kalon në këtë lumë është naftë duke dëmtuar rëndë florën dhe faunën, por dhe shëndetin e qytetarëve duke e bërë të padurueshme erën e rëndë.

“Pamje nga Gjanica sot, lumi që pershkon Fierin mes per mes, lumi qe u hodhen miliona € per sistemimin e tij, lumi qe u investuan miliona € te tjera  sistem filtrimi dhe pastrimi te ujit dhe qe u propagandua nga Subashi i emeruar i bashkise, si nje arrijtje e madhe.E mbani mend Subashin, kur inaguronte kete sistem filtrimi dhe pastrimi?E mbani mend kur thoshte qe ne ujin e paster te Gjanices do te kete peshq dhe mbi te do te fluturojne pulebardhat?Shikoni Gjanicen tani dhe mendoni se sa genjeshtare te pandreqshem jane keta.Pse nuk shqetesohet bashkia dhe kryetari i emeruar i saj, per ndotjen e madhe  mjedisore dhe eren shume te rende,  dhe te padurueshme qe po demton, shendetin e qytetareve si dhe floren dhe faunen?” shkruan Baçi. 

Kreu i PD Fier, Luan baçi shprehet se është e pakuptimtë heshtja e kryetarit të Bashkisë, Ministrisë së Mjedisit, por dhe vetë prokurorisë me këtë ndotje të madhe që po i bëhet mjedisit.

“Çfare interesash kane me kompanite nafte nxjerrese? Perse jane kaq fuqi plote, keto kompani dhe rafinerite, qe derdhin pa pushim, mbeturina shume ndotese dhe te demshme?A ka ndonje pergjigje Subashi, per kete? Po inspektoriati i mjedisit, Ministria e mjedisit dhe institucionet e tjera a kane ndonje pergjigje, per kete problem shume shqetsues ? Po prokuroria, pse nuk fillon nje hetim, per kete krim mjedisor, shume te rende dhe mjafte te dukshem? Ndiqni videot, shikoni lumin Gjanica dhe përgjigja është aty, prej shume vitesh tashme. Te gjithe jane te kapur’, shkruan baçi.

Denoncimi i ndotjes në shtratin e lumenjve  prej ditësh po bëhet edhe nga Report Tv, ku kamera ka fokusuar mbeturina urbane por dhe spitalore në lumenj të ndryshëm të vendit.

Report Tv,  21.05.2020