Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetroli, prokuroria-Bankës Amerikane: Pse s’u derdh garancia

Tenderi i shtitjes së Albpetrol, i cili nëse do të realizohej me sukses do të arkëtonte në arkën e shtetit shifrën prej 850 milion euro, ende vazhdon të mbetet i mbuluar me mister.
Sido që të ishte rezultati i tenderit, shteti shqiptar duhet të kishte arkëtuar plot 10 % të vlerës prej 850 milion euro, pra 85 milion euro nga kompania e ofruar si blerëse Vetro Enrgy në pronësi të Rezart Taçi.
Por dhe pse kanë kaluar muaj kjo shifër nuk është arkëtuar asnjëherë duke shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm për arkën e shtetit shqiptar.
Për këtë arsye Task Forcë e prokurorisë së kryeqytetit i është drejtuar homologëve amerikane me një letër porosi për të pyetur drejtuesit e Bankës Amerikane që ndodhet në Teksas për arsyen e mos transferimit të kësaj shume.
Pasi kompania “VETRO ENERGY” së bashku me ofertën prej 850 milion euro kish paraqitur dhe garancinë bankare prej 85 milion euro, garanci e cila ishte depozituar në një bankë amerikane.
E ndërkohë që hetimet për këtë çështje me akuzën e shkaktimit të dëmit ekonomik janë të hapura si dhe janë marrë dëshmitë e para, ecuria e tyre tashmë varet nga përgjigja e amerikanëve pasi dëshmia e drejtuesve të bankës do të ishte një prove tepër e rëndësishme për vazhdimin e hetimeve.

Gazeta Shqiptarja.com, 10.09.2013