Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP-it dhe HEC-i i Devollit, projektet më të mëdha që Shqipëria ka pasur ndonjëherë

Kryeministri Berisha priti dje ne takim Ambasadorin e Norvegjisë për Shqipërinë z. Jan Braathu. Ambasadori Braathu shprehu mirënjohjen e tij të thellë dhe falenderimet zyrtare të qeverisë norvegjeze për mbështetjen që Kryeministri Berisha i ka dhënë dy projekteve madhore, gazsjellësit Trans Adriatik- TAP e projektit të kaskadës së Devollit. Statoil, një ndër kompanitë me të mëdha norvegjeze dhe me reputacion ndërkombëtar është një ndër aksionerët me të rëndësishëm të Konsorciumit të TAP-it, me 20% të aksioneve dhe Statkraft, një ndër kompanitë më të mëdha norvegjeze dhe udhëheqëse e prodhimit hidroenergjetik në Europë e më gjerë është aksioneri me 100% të aksioneve i hidrocentralit të Devollit. Ambasadori Braathu shprehu bindjen se pa mbështetjen e Kryeministrit Berisha suksesi i dy projekteve madhore nuk do të kishte qenë i mundur.

Kryeministri Berisha shprehu bindjen se me suksesin e arritur rreth dy projekteve madhore, një e ardhme e shkëlqyer paraqitet mes dy vendeve tona, duke parashtruar shumë mundësi për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike e kulturore mes Shqipërisë e Norvegjisë. Pa diskutim projekti i TAP-it dhe i Devollit janë projektet më të mëdha e më të rëndësishme që Shqipëria ka pasur ndonjëherë me një ndikim domethënës në ekonominë kombëtare, shprehu ai. Kryeministri Berisha shprehu veçanërisht kënaqësinë e prezencës së të mëdhenjve norvegjezë në Shqipëri duke mundësuar sjelljen e ekspertizës të klasit botëror dhe tërheqjen edhe të investitorëve të tjerë norvegjezë në vend.

Gjithashtu Kryeministri shprehu bindjen se projekti i TAP-it si një projekt ndër rajonal do të shërbejë si një themel i fortë për marrëdhënie miqësore dhe për një bashkëpunim ekonomik të fortë ndër rajonal. Ambasadori Braathu përgëzoi Kryeministrin Berisha për rolin e tij konstruktiv në diskutimet rajonale dhe për mbështetjen që qeveria shqiptare i ka dhënë marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Beogradit e Prishtinës.

Ambasadori Braathu përgëzoi Kryeministrin Berisha për punën e bërë nga Shqipëria për anëtarësimin në NATO dhe në kërkim të statusit kandidat, sikurse inkurajoi vazhdimin e reformave për të mundësuar integrimin e plotë të Shqipërisë në BE. Kryeministri Berisha rikonfirmoi edhe njëherë qëndrimin e tij për një proces anëtarësimi në BE të bazuar plotësisht në performancën e strukturave shqiptare përkatësisht.

Kryeministri Berisha falenderoi ambasadorin Braathu edhe njëherë për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve duke shprehur bindjen e potencialit të madh të marrëdhënieve në të ardhmen mes Shqipërisë e Norvegjisë.

energjia.al, 05.09.2013