Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Deputeti i PS poston një foto në FB dhe flet për projekte afatgjata me Sahit Dollapin

Në faqen Facebook të deputetit të PS-së Koco Kokëdhima është postuar sot kjo foto dhe një tekst shoqërues, ku lexohet ndër të tjera:

“Bregu i detit Jon do të jetë me rrjet të ri të energjisë elektrike deri në fund të këtij viti. Në “minutat e takimit” që u firmos me këtë rast, përshkruhen të gjitha detajet e procesit që do të zhvillohet në vazhdim. Deri më 30 gusht do të përfundojnë projektet dhe lejet e ndërtimit. Brenda vitit do të përfundojë zbatimi i tyre. Nga këto projekte do të përfitojnë mijëra banorë…” etj

Prej kohësh përflitet një lidhje e fortë e muajve të fundit mes Kokëdhimës, i cili ka në pronësi në Elbasan një ndërmarrje riparimi gjeneratorësh me klient kryesor Cez-in dhe kreut të Cez-Shpërndarje Dollapi. Ky i fundit është emëruar aty nga qeveria Berisha pas dëbimit të çekëve. Dollapi është akuzuar për abuzime të rënda dhe përdorim të hapur të Cez-it si degë e PD-së në fushatën elektorale që i parapriu 23 qershorit.

2K dhe 2S

Gazeta Dita, 21.08.2013