Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

METE jep me koncesion HEC-in e rradhes

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës shpall ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve “Gjuraj”
1. Shfrytëzimi hidroenergjitik është për pjesën e pellgut ujëmbledhës të lumit Kir e degët e tij si: përrenjtë Gjuraj, Dezdarejve, Planit, Mgullës etj.
2. Ofertuesit e interesuar mund të njihen me dokumentet standarde të procedurës konkurruese në faqen zyrtare te Agjencisë së Prokurimit Publik: www.app.gov.al.
3. Sigurimi i ofertës, që është në shumën 2% të vlerës së Projektit, të dorëzohet së bashku me ofertën. Format e pranueshme të sigurimit janë përshkruar në dokumentet e procedurës konkurruese.
4. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 04/09/2013, ora 12:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen.
5. Ofertat do të hapen në mënyrë elektronike pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në datën 04/09/2013, ora 12:00.
6. Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.

energjia.al, 21.08.2013