Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Berisha dhe Haradinaj diskutojne per projekte energjetike

Kryeministri Berisha priti sot në takim kryetarin e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, zotin Ramush Haradinaj.

Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen zotit Haradinaj dhe shoqëruesve të tij, të cilët e falenderuan për mikpritjen. Zoti Haradinaj u shpreh se kishte ndjekur me shumë interes zhvillimet politike në Shqipëri dhe përfitoi nga rasti për të shprehur kënaqësinë për partneritetin që AAK ka me Partinë Demokratike në Shqipëri. Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan vazhdimësinë e këtij partneriteti dhe në të ardhmen.

Ndër të tjera bashkëbiseduesit trajtuan tema të interesit të bashkëpunimit reciprok në fushën e ekonomisë, energjetikës, infrastrukturës etj.. Në këtë aspekt, zoti Haradinaj tregoi interes të posaçëm në lidhje me projektin TAP dhe mundësitë e Kosovës për të përfituar nga ky projekt energjetik madhor trans-europian. Kryeministri u shpreh se projekti TAP ka një rëndësi strategjike për sigurinë energjetike jo vetëm të Europës, por edhe të rajonit dhe siguroi se Kosova do të përfitojë në këtë kuadër. Me interes u trajtuan dhe temat e zhvillimit të infrastrukturës së përbashkët energjetike dhe shfrytëzimit të resurseve për prodhimin e energjisë në të dy vendet. Zoti Haradinaj çmoi projektet e mëdha të infrastrukturës të realizuara nga Kryeministri Berisha si një kontribut të jashtëzakonshëm për të sjellë shqiptarët së bashku dhe shprehu shpresën se këto projekte të nisura dhe reformat e ndërmarra nuk do të ndërpriten.

energjia.al, 19.08.2013