Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

2.2 milion dollarë dëme kostoja e bllokimit të rafinerive

Nga 11 korriku kur Rafineria e Fierit u bllokua nga administrata hetimore tatimore dëmi financiar i shkaktuar është 2.2 milionë dollarë. Ky dëm, është pa i shtuar remontin e rafinersë nga ndalja e punës dhe fitimin e munguar. Këtë e pohon Bledi Myftari, Drejtor i Rafinerisë së Fierit i pyetur nga AS mbi dëmin e llogaritur. Çdo ditë nga ndalja e punës në rafineritë e Ballshit dhe Fierit e shton dëmin ekonomik që i shkaktohet kompanisë ARMO. Hetimi tatimor ka ndërprë në mënyrë arbitrare punën në rafineri dhe nuk kanë lejuar kalimin e asnjë boti me produktet e rafinerisë. Ky bllokim solli fikjen e furrave dhe stopimin e punës.

Myftari shprehet se dëmi ekonomik llogaritet në 100 mijë dollarë në ditë nga bllokimi i punës në dy rafineritë, ndërkohë që kosto totale e dëmit shtohet. Drejtori i Rafinerisë thotë se mbetet për t’u parë dëmi që iu shkatohet rafinerive nga mos vënie në punë, nga amortizimi i pajisjeve, makinerive, furrave dhe tubacioneve. Remonti që do të kërkojnë rafineri do të nxjerrë vlerën reale të dëmit, çka rrit më tej koston.

Një anë të tjetër e dëmit është fitimi i munguar. Kompania ARMO dëmtohet nga mungesa e prodhimit. Vetëm Rafineria e Fierit ka një kapacitet përpunues 1100 tona naftë në ditë, me kapcitet prodhues 800 ton. Në rafinerinë e Fierit prodhohet bitum, solar dhe hollues. I gjithë ky prodhim i mungon tregut vendas por edhe atij të huaj, pasi një pjesë e këtyre produkteve eksportohen.

Efekti zinxhir i këtij dëmi shtrihet tek palët e treta me të cilat kompania ARMO ka kontrata. Kompanive të ndërtimit që merren me projektet e infrastrukurës iu mungon bitumi, kjo iu ndërpret punën, le projektet në mes dhe nga ana tjetër punonjësit e këtyre firmave mbeten pa punë. Po kështu mungesa e solarit që përdohet si lëndë djegesë për industri të ndryshme, edhe atë të prodhimit të birrës etj, minimizon prodhimin vendas.

Sipas drejtuesve të Rafinerisë së Fierit, janë të shumta pasojat negative në bllokimin e gjatë të punës në rafineritë e ARMO, ato janë teknologjike, ekonomike dhe sociale. Kompania ka edhe një kosto shtesë në kontratat me palët e treta, kur dihet se tregjet e produkteve të kompanisë ARMO. sha. janë Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Greqi, Serbi dhe Bullgari.

Manaxhimi i të gjithë sektorit të nxjerrjes dhe përpunimit të hidrokarbureve në këto vite është në nivelin më të ulët për arsyet sepse ne aktualisht eksportojmë 1 milion ton naftë bruto me lehtesira fiskale tatimore dhe doganore, ndërsa për importin e naftës bruto vetëm taksa doganore është 10%.

TV Albanian Screen, 02.08.2013