Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dëmet e tërmetit në energji, OSHEE: Fatura 9.8 milion euro

Tërmeti i datës 26 nëntor ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sistemin elektroenergjetik, ndërkohë që fatura totale për rekuperimin e tyre është përllogaritur në 9.8 milion euro.

Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes, pranë OSHEE, Petraq Lika thotë për TV SCAN se në total u dëmtuan 259 kabina, ndërkohë që numri më i madh i tyre ndodhet në Durrës, me 121 kabina.

Lika bën me dije dhe skemën që do të ndiqet për të siguruar financimin e nevojshëm, ku përveç fondeve të vetë shoqërisë dhe të qeverisë do të kërkohet edhe mbështetja e Bankës Botërore.

Sipas Likës, rekuperimi total i dëmeve do të përmbyllet në vitin 2020.

Scan,  01.09.2020