Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHBA: Zjarr në platformën e gazit në Gjirin e Meksikës

Në një plaftormë të gazit natyror në Gjirin e Meksikës, afër shtetit amerikan Luiziana, ka shpërthyer zjarri.

Zyrtarët thanë se 44 punëtorë janë evakuuar me sukses, disa orë para shpërthimit të zjarrit ditën e Martë.

Byroja e Shteteve të Bashkuara për Siguri dhe Mbrojtje të Ambientit po zhvillon hetime lidhur me shkaqet e rrjedhjes së gazit dhe shpërthimit të zjarrit.

Kjo agjenci e ka dërguar një anije të zjarrfikësve në vendin e zjarrit.

Platforma e gazit është pronë e kompanisë Hercules, që është kontraktor i firmës Walter Oil & Gas Corporatin, që merret me eksplorim dhe prodhim.

Në vitin 2010, vlerësohet se afro 4.9 milionë fuqi të naftës janë derdhur në gjirin e detit, pas një eksplodimi në platformën Deepwater Horizon.

Kjo ishte rrjedhja më e madhe e naftës në det në histori.

Zyrtarët thonë se incidenti aktual nuk është i përmasave të tilla.

Gazeta Sot, 24.07.2013